SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 3
Baixar para ler offline
RËNDËSIA E RREGULLIMIT TË
RADHËVE (SAFËVE) GJATË NAMAZIT
(Behxhet Jashari)
behxhet_jashari@hotmail.com
“Namazi, qoftë të kryhet individualisht ose në
xhematë, është shprehje e zjarrtë e dëshirës të
cilën njeriu e ndjen në vete që të pranojë përgjigje
në qetësinë e tmerrshme të Gjithësisë”.
(Muhammed Ikbal)

Namazi si shtyllë e fesë, të cilën si të tillë e
vërteton edhe thënia e Muhammedit a.s., ku
thotë: “Namazi është shtyllë e fesë”, përbëhet
prej dy anëve kryesore; prej formës (ana e
jashtme) dhe nga ajo e brendshme, e quajtur
hushu’a, e cila përjetohet varësisht prej
gjendjes psikofizike të atij që kryen faljen
(namazin) - musaliut dhe dorëzimit në
momentet gjatë të folurit me Allahun.
Formimi i safëve (radhëve) është ana
formale e kompozimit të namazit në xhemat
(bashkësi). Forma në namaz është e
domosdoshme. Mirëpo edhe pse ekziston një
lidhshmëri në brendinë e qenies së besimtarit,
këtë formë shpeshherë e pranojmë vetëm në
mënyrë sipërfaqësore. Krahas kushteve tjera
dhe pjesëve përbërëse të namazit të cilat janë
të domosdoshme për vlefshmërinë e vet
namazit, edhe rregullimi i safëve gjatë kryerjes
së këtij obligimi (të falurit) në xhemat
(bashkësi), poashtu bën pjesë në vlefshmërinë
dhe bukurinë e namazit. Në rastet kur namazi
bëhet në xhemat, çdo besimtarë duhet të dijë
dhe të ketë kujdes edhe rreth rregullimit dhe
drejtimit të safëve (radhëve), sepse me
drejtimin dhe rregullimin e safëve, namazit i
jepet një pamje dhe harmoni e jashtme më e
bukur. Ebu Hurejre r.a. përcjell se Muhammedi
a.s. ka thënë: “Rregulloni safët në namaz,
sepse safët e rregulluara në namaz janë pjesë
e bukurisë së namazit”.
Siç kuptohet, rregullimi i safëve gjatë
namazit simbolizon kompaktësinë, bashkimin
dhe lidhshmërinë vëllazërore të atij xhemati
(bashkësie) që gjendet në namaz sepse
“qëllimi i vërtetë i namazit arrihet me kryerjen e
tij në xhemat. Xhemati (bashkësia) është

bashkim i njerëzve të entuziazmuar me pretendime
të njëjta, të cilët i përqëndrohen qëllimit unitar dhe
në ndërgjegjen e tyre i orientohen aksionit të nxitjes
së veçantë” 1 . Nëse një besimtar, i cili me rastin e
formimit të safëve për në namaz, mundohet t’i
rregullojë dhe plotësojë safët siç duhet, ai faktikisht
ka kuptuar porositë dhe praktikën e Muhammedit
a.s. Kurse çrregullimi i safëve gjithsesi është
pasqyrë e moskujdesit të pjesëmarrësve në namaz
dhe mosnjohjes së vlerave praktike dhe vetë
sunnetit (praktikës) të Muhammedit a.s.

Rregullimi i safëve në praktikë
Nëse i bëjmë një vështrim mjediseve tona se sa
praktikohen porositë e Muhammedit a.s. rreth
rregullimit të safëve, do të shohim se rrallëherë
praktikohet, që ndonjëri nga imamët e xhamive të
kthehet kah xhemati, t’ua tërheqë vërejtjen dhe t’i
këshillojë ata mbi drejtimin dhe rregullimin e safëve.
Imam Buhariu përcjell hadithin prej Enes ibn
Malikut r.a. i cili thotë: “Pasi që u lexua ikameti për
namaz, Muhammedi a.s. u kthye me fytyrë kah ne
dhe tha: “Rregulloni safët tuaja dhe shtrëngoni mirë
njëri tjetrin! Unë ju shoh edhe pas shpine”.
Kjo praktikë e bukur e Muhammedit a.s. për fat
të keq shumë rrallë praktikohet, që do të thotë se
këto urdhëra apo këshilla ende nuk i kemi kuptuar
siç duhet. Për këtë çështje, është me rëndësi të
theksojmë mendimet e disa dijetarëve më të
shkëlqyeshëm klasikë. Sipas mendimit të Imam
Ebu Hanifes, Shafiut dhe Malikut, radhitja e safëve
është sunnet, kurse disa të tjerë këtë rregull e
klasifikojnë në vaxhib (detyrë e obliguar). Imam ibn
Hazëm vërteton se radhitja e safëve është detyrë e
obliguar e kategorisë së parë - farz. Ibn Hazëm
përcjell prej Jezid ibn Malikut se ajeti kur’anor në
suren (kaptinën) Saffat, 165; “Edhe ne jemi të
rreshtuar”, është shpallur për arsye se në fillim
as’habët e Muhammedit a.s. gjatë namazit nuk
radhiteshin në safë (radhë). Pas shpalljes së këtij
ajeti, Muhammedi a.s. i urdhëroi besimtarët që
namazi (falja) të kryhet në safe.
Në një hadith Muhammedi a.s. thotë:
“Ose do t’i rregulloni safët tuaja në namaz, ose
Allahu do t’i mbrapshtojë fytyrat tuaja prapa”.
(Transmeton Buhariu)
1 IKBAL, Muhammed, ‘Obnova vjerske misli u islamu’, f.
72, Sarajevë 1979.

1
Ibn Hibbani në Sahihun e tij tregon se në
një rast Muhammedi a.s. u tha shokëve të tij:
“Shtrëngoni radhët (safët), afrohuni njëri tjetrit
dhe barazoni shpatullat dhe qafat tuaja, për
Allahun unë shoh djallin (shejtanin) si një qengj
i zi që futet nëpërmjet zbrazëtirave të safëve
në mesin tuaj”.
Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Shoku im
(Muhammedi a.s.) më ka porositur tri gjëra
lidhur me namazin; sexhden dhe rukunë mos
t’i bëj sikurse pula kur i mbledh kokrrat, mos t’i
lëshoj duart (në sexhde) si qeni dhe mos të
vështroj gjatë namazit sikurse dhelpëra”.
Xhabir ibn Semure r.a. thotë: Muhammedi
a.s. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i
mbushni safët (radhët), ashtu sikurse radhiten
melekët te Krijuesi i tyre”?
Ne i thamë: “O I Dërguar i Allahut, po si
radhiten melekët në safë para Krijuesit të
tyre?” Muhammedi a.s. tha: “I mbushin safët e
parë dhe i ngushtojnë safët në mes tyre”.
(Transmeton Muslimi).
Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi a.s.
ka thënë: “Safi më i mirë te meshkujt është safi
i parë, ndërsa safi më i keq te ta është safi i
fundit. Ndërsa safi më i mirë te femrat është
safi i fundit, kurse më i keqi është safi i parë”.
(Transmeton Muslimi).
Nga
Enesi
r.a.
transmetohet
se
Muhammedi a.s. ka thënë: “Plotësoni safin e
parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë
zbrazëtirë, le të jetë zbrazëtira në safin e
fundit”. (Ebu Davud).
Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të
haditheve transmeton se Muhammedi a.s. ka
thënë:
“Drejtoni safët dhe shpatullat tuaja,
plotësoni zbrazëtirat në radhët e para,
bashkohuni njëri me tjetrin dhe mos i lejoni
vend shejtanit në safët tuaja. Kush e plotëson
radhën e ndërprerë, Allahu do ta bashkojë me
mëshirën e Tij, kush e ndërpren safin, Allahu
do ta ndërpres mëshirën e Tij ndaj atij
besimtari i cili e ndërpren safin”.
Siç
kuptohet
nga
hadithet
e
lartpërmendura, besimtari i cili gjendet në
namaz me xhemat, doemos duhet t’i rregullojë
radhët ashtu siç ka porositur i Dërguari a.s. Pa
dyshim, edhe imamët e kanë për detyrë që
para se të fillojë namazi, të kthehen kah
xhemati dhe t’i porosisin ata mbi drejtimin dhe

rregullimin e safëve. Ata të cilët faljen e kryejnë me
imam, janë të detyruar që gjatë namazit ta përcjellin
imamin ashtu që mos të nguten para imamit. Mbi
këtë ekziston një thënie nga Muhammedi a.s. i cili
ka thënë:
“Imami është vendosur që ta përcjellim dhe
mos u ngutni para tij. Kur ai të bëjë rukunë, bëni
edhe ju, e kur ai të thotë “semiAllahu limen
hamideh” ju thuani: “Rabbena lekel hamd”, kur
imami të bëjë sexhde, bëni edhe ju, nëse imami
namazin e bën ulët, veproni edhe ju ashtu të gjithë
së bashku! Rregulloni safët në namaz, sepse safi i
rregulluar është pjesë përbërëse e bukurisë së
namazit”.
(Transmeton Buhariu prej
Ebu Hurejres r.a.)
Në një rast tjetër Muhammedi a.s. ka thënë:
“Radhitni safët, se në të vërtetë radhitja e safëve e
plotëson namazin”. (Transmeton Muslimi)
Tregohet se Omeri r.a. e kishte obliguar një
njeri i cili i rregullonte safët në xhami, kurse
namazin e fillonte atëherë kur kuptonte se safët
plotësisht ishin të rregulluara. Kështu vepruan edhe
Othmani r.a. dhe Aliu r.a. Duhet ditur se radhët
formohen menjëherë pas imamit duke filluar nga
ana e djathtë ose “nëse safi është i mbushur,
atëherë ai i cili bashkangjitet në xhemat do ta
tërheqë njërin nga ata që janë duke u falur, duke i
dhënë shenjë nga ana e prapme edhe atë duke e
prekur me dorë. Kjo bëhet kështu, për arsye se safi
nuk mund të fillojë direkt vetëm me një njeri, por
formimi i safit fillon me dy njerëz e më tepër, kurse
vendin që e lëshon ai i cili është tërheqë prapa
mbetet i zbrazët. Nëse ndërkohë ndonjëri ngjitet në
safin e posaformuar, atëherë ai i cili është tërhequr
prapa, përsëri duhet të kthehet në vendin e zbrazët
dhe ta plotësojë atë. Nuk është e lejuar që
besimtari të kryejë faljen jashtë safit të formuar,
kurse kjo për gruan është e lejuar. Ahmed ibn
Maxhxhe përcjell nga Ali ibn Shejban se
Muhammedi a.s. e vërejti një njeri i cili kryente
namazin jashta safit, dhe u ngrit e qëndroi
përderisa ky nuk e mbaroi namazin, e pastaj i tha:
“Përgatitu për namaz, sepse nuk vlen namazi i atij i
cili kryen namazin jashtë safit”.
Trasmentojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu
dhe Ibn Maxhxhe prej Vasib ibn Ma’bedit se
Muhammedi a.s. e vërejti një njeri, i cili ishte duke e
kryer namazin i vetmuar pas safit, e në këtë rast ai
e urdhëroi që përsëri të kryejë namazin duke i
thënë: “Përsërite namazin”. Poashtu edhe

2
Taberaniu në përmbledhjen e tij thekson për të
njëjtën çështje. Kështu pra “hadithet e
lartpërmendura, të cilët ekspertetët e hadithit i
konsiderojnë të vërteta, janë argument se
namazi i atij që e kryen jashtë safit nuk është
në rregull dhe nuk është i pranuar. Ky është
edhe mendimi i Imam Ahmed Ibn Hanbeliut,
ndërsa imamët tjerë më të njohur konsiderojnë
se namazi është në rregull, por i papëlqyer 2 .
Në një rast Muhammedi a.s. ka thënë:
“Barazohuni, radhituni dhe mos e kaloni
njëri tjetrin, mos u ndani që të mos u ndahen
zemrat. Pas meje le të afrohen të dijshmit dhe
të rriturit, pastaj pranë tyre i afërmi dhe prapë
pranë tyre i afërmi”.
(Transmeton Muslimi)
Besimtarët janë të obliguar t’i nderojnë dhe
realizojnë
urdhërat
dhe
porositë
e
Muhammedit a.s. Allahu i Lartmadhëruar në
Kur’anin Fisnik thotë:
“Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të
mira, ua shlyen mëkatet tuaja, e kush e
respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka
arritur një sukses të madh”. (Ahzabë, 71).
Po ashtu ekzistojnë disa ajete të cilët na
obligojnë që t’i respektojmë dhe zbatojmë
urdhërat e Muhammedit a.s. Se safët kanë
rëndësi të madhe, mjafton të përmendim se dy
sure (kaptina) nga Kur’ani e mbajnë atë emër,
e ato janë: Sure “Saff” dhe “Saffat”. Në suren
“Saff” Allahu flet mbi safët (radhët): “...të
rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar”.
(Saff,4).
Në suren Saffatë Allahu betohet për safët
ku thotë: “Pasha të radhiturit (melekt), që në
rreshta (safë) qëndrojnë” (Saffatë, 1).
Nga këto udhëzime kuptojmë se “Islami
orienton kah bashkimi, përbuzë ndarjen,
admiron xhematin, sepse namazi i cili kryhet
në bashkësi është një nga obligimet të cilin
Islami e preferon për disciplinë, rend dhe
bashkësi” 3 .
Hadithet
e
lartpërmendura,
plotësisht na flasin dhe na tregojnë se kryerja
e namazit me xhemat, është një lloj i shfaqjes
së parimeve sociale islame të cilat midis
tjerash pasqyrohen edhe në formimin e safëve
stabil, kompakte dhe të rregulluara. Këto

porosi duhet t’i zbatojmë dhe poashtu edhe të tjerët
t’i porosisim që t’i zbatojnë. Le të bëjmë një rishikim
në gabimet që bëhen në mjedisin tonë si dhe të
mundohemi që namazin tonë ta zbukurojmë duke i
rregulluar safët. Me këtë edhe vetë namazit, si
shtyllë e besimit, t’i japim një harmoni dhe pamje të
bukur.

2 Dr. Jusuf el-Kardavi, “Fetvatë bashkëkohore”.
3 Po aty.

3

Mais conteúdo relacionado

Destaque

Ahmet davutogllu transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Ahmet davutogllu   transformimi qytetërimor dhe bota muslimaneAhmet davutogllu   transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Ahmet davutogllu transformimi qytetërimor dhe bota muslimaneLibra Islame
 
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetit
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetitSejfetin jazëxhë udhezues i ibadetit
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetitLibra Islame
 
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Libra Islame
 
Alparslan açikgenç mendimi shkencor dhe barrët e tij
Alparslan açikgenç   mendimi shkencor dhe barrët e tijAlparslan açikgenç   mendimi shkencor dhe barrët e tij
Alparslan açikgenç mendimi shkencor dhe barrët e tijLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...Libra Islame
 
Dhulkarnejn vardari tregime islame për fëmijë
Dhulkarnejn vardari   tregime islame për fëmijëDhulkarnejn vardari   tregime islame për fëmijë
Dhulkarnejn vardari tregime islame për fëmijëLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - PseudonimiDr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - PseudonimiLibra Islame
 
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)Libra Islame
 
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...Libra Islame
 
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...Libra Islame
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahunLibra Islame
 
Dr. musli vërbani kurbani
Dr. musli vërbani   kurbaniDr. musli vërbani   kurbani
Dr. musli vërbani kurbaniLibra Islame
 
Taha ulvani kultura e dialogut islame
Taha ulvani   kultura e dialogut islameTaha ulvani   kultura e dialogut islame
Taha ulvani kultura e dialogut islameLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshme
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshmeDr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshme
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshmeLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstuale
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstualeDr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstuale
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstualeLibra Islame
 
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...Libra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Fillet e Vehabizmit
Dr. Musli Vërbani - Fillet e VehabizmitDr. Musli Vërbani - Fillet e Vehabizmit
Dr. Musli Vërbani - Fillet e VehabizmitLibra Islame
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimetLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë Libra Islame
 

Destaque (20)

Ahmet davutogllu transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Ahmet davutogllu   transformimi qytetërimor dhe bota muslimaneAhmet davutogllu   transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Ahmet davutogllu transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
 
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetit
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetitSejfetin jazëxhë udhezues i ibadetit
Sejfetin jazëxhë udhezues i ibadetit
 
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
 
Alparslan açikgenç mendimi shkencor dhe barrët e tij
Alparslan açikgenç   mendimi shkencor dhe barrët e tijAlparslan açikgenç   mendimi shkencor dhe barrët e tij
Alparslan açikgenç mendimi shkencor dhe barrët e tij
 
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...
Dr. Musli Vërbani - Koha e obligueshmërisë së dhënies së zekatit të trupit dh...
 
Dhulkarnejn vardari tregime islame për fëmijë
Dhulkarnejn vardari   tregime islame për fëmijëDhulkarnejn vardari   tregime islame për fëmijë
Dhulkarnejn vardari tregime islame për fëmijë
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - PseudonimiDr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi
 
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)
Dr.ali pajaziti in vertas(traktat sociologjik)
 
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...
Dr. Norman Cigar - Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ...
 
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...
Nexhat ibrahimi kontaktet e para te islamit me popujt ballkanike ne periudhen...
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahun
 
Dr. musli vërbani kurbani
Dr. musli vërbani   kurbaniDr. musli vërbani   kurbani
Dr. musli vërbani kurbani
 
Taha ulvani kultura e dialogut islame
Taha ulvani   kultura e dialogut islameTaha ulvani   kultura e dialogut islame
Taha ulvani kultura e dialogut islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshme
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshmeDr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshme
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala e dukshme
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstuale
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstualeDr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstuale
Dr. Vehbetu Zuhejli - Fjala tekstuale
 
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...
Abdul Mexhid Ez-Zindani - El iman (të besuarit e vërtetë në dritën e Kur'anit...
 
Dr. Musli Vërbani - Fillet e Vehabizmit
Dr. Musli Vërbani - Fillet e VehabizmitDr. Musli Vërbani - Fillet e Vehabizmit
Dr. Musli Vërbani - Fillet e Vehabizmit
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Mubahi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë
Dr. Vehbetu Zuhejli - Llojet e të ligjësuarës te hanefijtë
 

Mais de Libra Islame

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Libra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 

Mais de Libra Islame (20)

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 

Rendsiaerregullimittradhve

  • 1. RËNDËSIA E RREGULLIMIT TË RADHËVE (SAFËVE) GJATË NAMAZIT (Behxhet Jashari) behxhet_jashari@hotmail.com “Namazi, qoftë të kryhet individualisht ose në xhematë, është shprehje e zjarrtë e dëshirës të cilën njeriu e ndjen në vete që të pranojë përgjigje në qetësinë e tmerrshme të Gjithësisë”. (Muhammed Ikbal) Namazi si shtyllë e fesë, të cilën si të tillë e vërteton edhe thënia e Muhammedit a.s., ku thotë: “Namazi është shtyllë e fesë”, përbëhet prej dy anëve kryesore; prej formës (ana e jashtme) dhe nga ajo e brendshme, e quajtur hushu’a, e cila përjetohet varësisht prej gjendjes psikofizike të atij që kryen faljen (namazin) - musaliut dhe dorëzimit në momentet gjatë të folurit me Allahun. Formimi i safëve (radhëve) është ana formale e kompozimit të namazit në xhemat (bashkësi). Forma në namaz është e domosdoshme. Mirëpo edhe pse ekziston një lidhshmëri në brendinë e qenies së besimtarit, këtë formë shpeshherë e pranojmë vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Krahas kushteve tjera dhe pjesëve përbërëse të namazit të cilat janë të domosdoshme për vlefshmërinë e vet namazit, edhe rregullimi i safëve gjatë kryerjes së këtij obligimi (të falurit) në xhemat (bashkësi), poashtu bën pjesë në vlefshmërinë dhe bukurinë e namazit. Në rastet kur namazi bëhet në xhemat, çdo besimtarë duhet të dijë dhe të ketë kujdes edhe rreth rregullimit dhe drejtimit të safëve (radhëve), sepse me drejtimin dhe rregullimin e safëve, namazit i jepet një pamje dhe harmoni e jashtme më e bukur. Ebu Hurejre r.a. përcjell se Muhammedi a.s. ka thënë: “Rregulloni safët në namaz, sepse safët e rregulluara në namaz janë pjesë e bukurisë së namazit”. Siç kuptohet, rregullimi i safëve gjatë namazit simbolizon kompaktësinë, bashkimin dhe lidhshmërinë vëllazërore të atij xhemati (bashkësie) që gjendet në namaz sepse “qëllimi i vërtetë i namazit arrihet me kryerjen e tij në xhemat. Xhemati (bashkësia) është bashkim i njerëzve të entuziazmuar me pretendime të njëjta, të cilët i përqëndrohen qëllimit unitar dhe në ndërgjegjen e tyre i orientohen aksionit të nxitjes së veçantë” 1 . Nëse një besimtar, i cili me rastin e formimit të safëve për në namaz, mundohet t’i rregullojë dhe plotësojë safët siç duhet, ai faktikisht ka kuptuar porositë dhe praktikën e Muhammedit a.s. Kurse çrregullimi i safëve gjithsesi është pasqyrë e moskujdesit të pjesëmarrësve në namaz dhe mosnjohjes së vlerave praktike dhe vetë sunnetit (praktikës) të Muhammedit a.s. Rregullimi i safëve në praktikë Nëse i bëjmë një vështrim mjediseve tona se sa praktikohen porositë e Muhammedit a.s. rreth rregullimit të safëve, do të shohim se rrallëherë praktikohet, që ndonjëri nga imamët e xhamive të kthehet kah xhemati, t’ua tërheqë vërejtjen dhe t’i këshillojë ata mbi drejtimin dhe rregullimin e safëve. Imam Buhariu përcjell hadithin prej Enes ibn Malikut r.a. i cili thotë: “Pasi që u lexua ikameti për namaz, Muhammedi a.s. u kthye me fytyrë kah ne dhe tha: “Rregulloni safët tuaja dhe shtrëngoni mirë njëri tjetrin! Unë ju shoh edhe pas shpine”. Kjo praktikë e bukur e Muhammedit a.s. për fat të keq shumë rrallë praktikohet, që do të thotë se këto urdhëra apo këshilla ende nuk i kemi kuptuar siç duhet. Për këtë çështje, është me rëndësi të theksojmë mendimet e disa dijetarëve më të shkëlqyeshëm klasikë. Sipas mendimit të Imam Ebu Hanifes, Shafiut dhe Malikut, radhitja e safëve është sunnet, kurse disa të tjerë këtë rregull e klasifikojnë në vaxhib (detyrë e obliguar). Imam ibn Hazëm vërteton se radhitja e safëve është detyrë e obliguar e kategorisë së parë - farz. Ibn Hazëm përcjell prej Jezid ibn Malikut se ajeti kur’anor në suren (kaptinën) Saffat, 165; “Edhe ne jemi të rreshtuar”, është shpallur për arsye se në fillim as’habët e Muhammedit a.s. gjatë namazit nuk radhiteshin në safë (radhë). Pas shpalljes së këtij ajeti, Muhammedi a.s. i urdhëroi besimtarët që namazi (falja) të kryhet në safe. Në një hadith Muhammedi a.s. thotë: “Ose do t’i rregulloni safët tuaja në namaz, ose Allahu do t’i mbrapshtojë fytyrat tuaja prapa”. (Transmeton Buhariu) 1 IKBAL, Muhammed, ‘Obnova vjerske misli u islamu’, f. 72, Sarajevë 1979. 1
  • 2. Ibn Hibbani në Sahihun e tij tregon se në një rast Muhammedi a.s. u tha shokëve të tij: “Shtrëngoni radhët (safët), afrohuni njëri tjetrit dhe barazoni shpatullat dhe qafat tuaja, për Allahun unë shoh djallin (shejtanin) si një qengj i zi që futet nëpërmjet zbrazëtirave të safëve në mesin tuaj”. Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Shoku im (Muhammedi a.s.) më ka porositur tri gjëra lidhur me namazin; sexhden dhe rukunë mos t’i bëj sikurse pula kur i mbledh kokrrat, mos t’i lëshoj duart (në sexhde) si qeni dhe mos të vështroj gjatë namazit sikurse dhelpëra”. Xhabir ibn Semure r.a. thotë: Muhammedi a.s. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i mbushni safët (radhët), ashtu sikurse radhiten melekët te Krijuesi i tyre”? Ne i thamë: “O I Dërguar i Allahut, po si radhiten melekët në safë para Krijuesit të tyre?” Muhammedi a.s. tha: “I mbushin safët e parë dhe i ngushtojnë safët në mes tyre”. (Transmeton Muslimi). Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Safi më i mirë te meshkujt është safi i parë, ndërsa safi më i keq te ta është safi i fundit. Ndërsa safi më i mirë te femrat është safi i fundit, kurse më i keqi është safi i parë”. (Transmeton Muslimi). Nga Enesi r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thënë: “Plotësoni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëtirë, le të jetë zbrazëtira në safin e fundit”. (Ebu Davud). Ebu Davudi në përmbledhjen e tij të haditheve transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: “Drejtoni safët dhe shpatullat tuaja, plotësoni zbrazëtirat në radhët e para, bashkohuni njëri me tjetrin dhe mos i lejoni vend shejtanit në safët tuaja. Kush e plotëson radhën e ndërprerë, Allahu do ta bashkojë me mëshirën e Tij, kush e ndërpren safin, Allahu do ta ndërpres mëshirën e Tij ndaj atij besimtari i cili e ndërpren safin”. Siç kuptohet nga hadithet e lartpërmendura, besimtari i cili gjendet në namaz me xhemat, doemos duhet t’i rregullojë radhët ashtu siç ka porositur i Dërguari a.s. Pa dyshim, edhe imamët e kanë për detyrë që para se të fillojë namazi, të kthehen kah xhemati dhe t’i porosisin ata mbi drejtimin dhe rregullimin e safëve. Ata të cilët faljen e kryejnë me imam, janë të detyruar që gjatë namazit ta përcjellin imamin ashtu që mos të nguten para imamit. Mbi këtë ekziston një thënie nga Muhammedi a.s. i cili ka thënë: “Imami është vendosur që ta përcjellim dhe mos u ngutni para tij. Kur ai të bëjë rukunë, bëni edhe ju, e kur ai të thotë “semiAllahu limen hamideh” ju thuani: “Rabbena lekel hamd”, kur imami të bëjë sexhde, bëni edhe ju, nëse imami namazin e bën ulët, veproni edhe ju ashtu të gjithë së bashku! Rregulloni safët në namaz, sepse safi i rregulluar është pjesë përbërëse e bukurisë së namazit”. (Transmeton Buhariu prej Ebu Hurejres r.a.) Në një rast tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: “Radhitni safët, se në të vërtetë radhitja e safëve e plotëson namazin”. (Transmeton Muslimi) Tregohet se Omeri r.a. e kishte obliguar një njeri i cili i rregullonte safët në xhami, kurse namazin e fillonte atëherë kur kuptonte se safët plotësisht ishin të rregulluara. Kështu vepruan edhe Othmani r.a. dhe Aliu r.a. Duhet ditur se radhët formohen menjëherë pas imamit duke filluar nga ana e djathtë ose “nëse safi është i mbushur, atëherë ai i cili bashkangjitet në xhemat do ta tërheqë njërin nga ata që janë duke u falur, duke i dhënë shenjë nga ana e prapme edhe atë duke e prekur me dorë. Kjo bëhet kështu, për arsye se safi nuk mund të fillojë direkt vetëm me një njeri, por formimi i safit fillon me dy njerëz e më tepër, kurse vendin që e lëshon ai i cili është tërheqë prapa mbetet i zbrazët. Nëse ndërkohë ndonjëri ngjitet në safin e posaformuar, atëherë ai i cili është tërhequr prapa, përsëri duhet të kthehet në vendin e zbrazët dhe ta plotësojë atë. Nuk është e lejuar që besimtari të kryejë faljen jashtë safit të formuar, kurse kjo për gruan është e lejuar. Ahmed ibn Maxhxhe përcjell nga Ali ibn Shejban se Muhammedi a.s. e vërejti një njeri i cili kryente namazin jashta safit, dhe u ngrit e qëndroi përderisa ky nuk e mbaroi namazin, e pastaj i tha: “Përgatitu për namaz, sepse nuk vlen namazi i atij i cili kryen namazin jashtë safit”. Trasmentojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhxhe prej Vasib ibn Ma’bedit se Muhammedi a.s. e vërejti një njeri, i cili ishte duke e kryer namazin i vetmuar pas safit, e në këtë rast ai e urdhëroi që përsëri të kryejë namazin duke i thënë: “Përsërite namazin”. Poashtu edhe 2
  • 3. Taberaniu në përmbledhjen e tij thekson për të njëjtën çështje. Kështu pra “hadithet e lartpërmendura, të cilët ekspertetët e hadithit i konsiderojnë të vërteta, janë argument se namazi i atij që e kryen jashtë safit nuk është në rregull dhe nuk është i pranuar. Ky është edhe mendimi i Imam Ahmed Ibn Hanbeliut, ndërsa imamët tjerë më të njohur konsiderojnë se namazi është në rregull, por i papëlqyer 2 . Në një rast Muhammedi a.s. ka thënë: “Barazohuni, radhituni dhe mos e kaloni njëri tjetrin, mos u ndani që të mos u ndahen zemrat. Pas meje le të afrohen të dijshmit dhe të rriturit, pastaj pranë tyre i afërmi dhe prapë pranë tyre i afërmi”. (Transmeton Muslimi) Besimtarët janë të obliguar t’i nderojnë dhe realizojnë urdhërat dhe porositë e Muhammedit a.s. Allahu i Lartmadhëruar në Kur’anin Fisnik thotë: “Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ua shlyen mëkatet tuaja, e kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka arritur një sukses të madh”. (Ahzabë, 71). Po ashtu ekzistojnë disa ajete të cilët na obligojnë që t’i respektojmë dhe zbatojmë urdhërat e Muhammedit a.s. Se safët kanë rëndësi të madhe, mjafton të përmendim se dy sure (kaptina) nga Kur’ani e mbajnë atë emër, e ato janë: Sure “Saff” dhe “Saffat”. Në suren “Saff” Allahu flet mbi safët (radhët): “...të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar”. (Saff,4). Në suren Saffatë Allahu betohet për safët ku thotë: “Pasha të radhiturit (melekt), që në rreshta (safë) qëndrojnë” (Saffatë, 1). Nga këto udhëzime kuptojmë se “Islami orienton kah bashkimi, përbuzë ndarjen, admiron xhematin, sepse namazi i cili kryhet në bashkësi është një nga obligimet të cilin Islami e preferon për disciplinë, rend dhe bashkësi” 3 . Hadithet e lartpërmendura, plotësisht na flasin dhe na tregojnë se kryerja e namazit me xhemat, është një lloj i shfaqjes së parimeve sociale islame të cilat midis tjerash pasqyrohen edhe në formimin e safëve stabil, kompakte dhe të rregulluara. Këto porosi duhet t’i zbatojmë dhe poashtu edhe të tjerët t’i porosisim që t’i zbatojnë. Le të bëjmë një rishikim në gabimet që bëhen në mjedisin tonë si dhe të mundohemi që namazin tonë ta zbukurojmë duke i rregulluar safët. Me këtë edhe vetë namazit, si shtyllë e besimit, t’i japim një harmoni dhe pamje të bukur. 2 Dr. Jusuf el-Kardavi, “Fetvatë bashkëkohore”. 3 Po aty. 3