SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 18
            · TË HYRAT PUBLIKE

    Çka janë financat?


    Financat janë disiplinë shkencore e cila i studion dukuritë, marrëdhëniet dhe institucionet lidhur me
    krijimin, grumbullimin, shpërndarjen, rishpërndarjen, shpenzimin dhe udhëheqjen me mjete monetare, me
    qëllim të plotësimit të nevojave të përgjithshme shoqërore. Fjala financa rrjedh nga fjala “finis” që
    d.m.th. kufij, fund ose mbarim.




    Të hyrat publike


    Shteti në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe në bazë të dispozitave tjera ligjore kryen një varg detyrash
    dhe funksionesh. Për kryerjen e këtyre detyrave, shtetit i janë të nevojshme mjete të caktuara financiare,
    e këto mjete financiare me të cilat shteti i plotëson nevojat publike quhen të hyra publike. Sistemi i të
    hyrave të shteteve të sotme ndryshon prej të hyrave të shteteve skllavopronare dhe feudale. Sistemet e
    të hyrave shtetërore përveç që kanë ngjashmëri kanë edhe ndryshime brenda të njejtit formacion. Sot,
    në botë nuk mund t’i hasim dy shtete që e kanë sistemin e të hyrave plotësisht të njejtë.




    Faktorët që ndikojnë në sistemin e të hyrave publike

    - Sistemi shoqëror- ekonomik,

    - Rregullimi politik,

    - Të ardhurat për frymë të popullsisë,

    - Struktura ekonomike,

    - Numri i banorëve,

    - Madhësia e territorit,


    - Lidhshmëria politike dhe ekonomike me vendet tjera etj.




    Format kryesore të të hyrave publike

    - Tatimet,

    - Kontributet,

    - Taksat dhe


    - Të hyrat tjera parafiskale.




    Karakteristkat e përbashkëta të të hyrave publike
Të hyrat publike shërbejnë për financimin e shpenzimeve publike; Të hyrat publike mblidhen në para; Të
hyrat publike janë pjesë e vlerës së krijuar rishtas, ato mblidhen nga burimet që përtërihen ekonomikisht.




Ndarja e të hyrave publike

Të hyra origjinere dhe derivative, të hyra juridiko- publike dhe juridiko-private, të hyrat e rregullta dhe jo

të rregullta, të hyrat nga popullsia dhe të hyrat nga personat juridik.


Ndarja e të hyrave publike - të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme, të hyrat e njësive territoriale më
të gjera dhe më të ngushta, të hyrat në para dhe të hyrat në natyrë.




Të hyrat juridiko- publike dhe juridiko-private

Të hyrat juridiko- publike - janë ato të hyra të cilat shteti ose organet e tij në bazë të sovranitetit financiar

i mbledhin ose i arkëtojnë prej të ardhurave të qytetarve në formë të tatimit dhe të taksave.


Të hyrat juridiko - private janë ato të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet ekonomik dhe prej
pasurisë së vet.




Të hyrat origjinere dhe të hyrat derivative

Të hyrat origjinere (burimore) - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet

ekonomik ose në bazë të së drejtës së pronësisë. Shteti këto të hyra i realizon nga ndërmarrjet

shtetërore ose nga pasuria shtetërore.


Të hyrat derivative (të prejardhura) të shtetit - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të
pushtetit të tij sovran. Quhet të hyra derivative sepse nxirren dhe kanë prejardhje prej fuqisë ekonomike
të personave juridik dhe fizik.




Të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta

Të hyrat e rregullta mblidhen në mënyrë kontinuitive në intervale të caktuara kohe dhe nga burime që

ekonomikisht përtërihen vazhdimisht. Përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave shtetërore.


Të hyrat publike jo të rregullta mblidhen kohë pas kohe dhe rregullisht shërbjenë për mbulimin e
shpenzimeve të jashtëzakonshme. Nuk mund të parashikohen.




Të hyrat nga popullisa dhe të hyrat nga personat juridik
Të hyrat nga popullsia janë të hyrat që qytetarët i ndajnë nga të ardhurat e veta për mbulimin e

shpenzimeve shtetërore.


Të hyrat nga personat juridik janë ato të hyra që shteti i mbledh nga organizatat ekonomike si dhe
personat juridik.




Të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme

Të hyrat e kthyeshme janë huat vullnetare dhe të detyrueshme.


Të hyrat e pakthyeshme janë tatimet me të cilat financohen shpenzimet shtetërore.




Të hyrat e njesive territoriale më të ngushta dhe më të gjera


Të hyrat me të cilat shteti i plotëson nevojat shtetërore, mund të paraqiten si të hyra të njësive më të
gjera territoriale dhe të hyra të njësive më të ngushta territoriale. Sistemi i ndarjes të të hyrave shtetrore
me të cilat plotësohen nevojat shoqërore mund të rregullohet ashtu që secila njësi politiko-territoriale t’i
ketë të hyrat e veta ose që të hyrat t’i ketë vetëm një njësi politiko-territoriale.




Të hyrat e destinuara dhe jo të destinuara

Të hyrat e destinuara janë ato për të cilat ëshët përcaktuar saktsisht se për çfarë do të shpenzohen.


Të hyrat publike jo të destinuara janë ato që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave qëllimi i
shpenzimit të tyre nuk është përcaktuar më parë.




Të hyart në para dhe të hyrat në natyrë

Të hyart në para janë ato që mblidhen dhe paguhen në para.


Të hyart në natyrë janë ato që mblidhen dhe paguhen në mall.


TATIMET


Tatimet janë burim kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohorë i plotëson të
dalat publike, e që janë në kompetencë të tij, pa marrë parasysh se a janë shtete të zhvilluara apo janë
shtete në zhvillim.
sot tatimet janë bërë të hyra të përhershme, të rregullta dhe të hyrat më të rëndësishme që mblidhen nga
personat juridik dhe fizik, e që shërbjenë për financimin e të dalave të mëdha, të numërta e të
llojllojshme të shtetit. Sot ka shtete në botë, të cilat me anë të tatimit bëjnë rishpërndarjen e të
ardhurave nacionale më shumë se 40%.




Disa definicione të tatimeve

Tatimi është ajo pjesë të cilën qytetari ia jep shtetit, kështu që pjesën tjetër mund ta ketë në mënyrë të

sigurt.

Tatimi është çmimi që qytetari ia paguan shtetit për të kompenzuar pjesën e vet të çmimit kushtues të

shërbimeve publike të cilat do t’i shpenzojë.

Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh nga individët në bazë të sovranitetit te vet, pa

kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë, me qëllim të mbulimit të ngarkimit publik.

Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkoj kundërshpërblim.
Prej të gjitha definicioneve do të japim një definicion më të përgjithshëm për tatimet: Tatimi është dhënie
e detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë, shtetit për mbulimin e të dalave të
përgjithshme shoqërore dhe pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë.



Karakteristikat e tatimit

Karakteristikat kryesore të tatimeve janë:

1.Tatimet janë të hyra derivative : me pagimin e tatimeve shteti realizon të hyra, që për atë shumë të të

hyrave i zvoglon të ardhurat e personave fizik dhe juridik. Shteti duke i tatuar subjektet ekonomike

njëkohësisht ua zvogëlon fuqinë ekonomike të tyre me qëllim që vetëvetës t’i krijojë fuqi ekonomike për

mbulimin e të dalave publike.

2. Tatimet janë të hyra të detyrueshme (të dhunshme) të shtetit : pagimi i tatimit është obligim i

përgjithshëm i cili nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe personave juridik, por bazohet në

sovranitetin financiar të shtetit dhe forcën ligjore. Detyruesit tatimor janë të obligueshëm që të bëjnë

pagesën e tatimit, e nëse nuk e paguajnë, atëherë bëhet arkëtimi në formë të dhunshme.

3. Tatimet mblidhen për interesa publike : nga mjetet e mbledhura nga tatimet plotësohen të dalat

shtetrore.

4. Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë : pagimi i tatimit nuk i jep të drejtë

personit që e ka paguar që të kërkoj kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë. Por, mungesa e

kundërshpërblimit të drejtëpërdrejtë nuk d.m.th. që detyruesit tatimor nuk kanë kurrëfarë përfitimesh.

5. Tatimet nuk e kanë karakterin e qëllimit të caktuar: qëllimet e tatimit sipas rregullit nuk përcaktohen

përpara. Të hyrat e shtetit të grumbulluara me anë të tatimeve derdhen në buxhet dhe shërbejnë për

plotësimin e nevojave të përbashkëta

6. Tatimet mblidhen në para: detyrimi tatimor në shtetet moderne caktohet në para dhe paguhet në mjete

monetare. Në raste të jashtëzakonshme dhe të ralla paguhet në formë natyrale ose me punë. Pagimi i
tatimit është definitiv dhe dhënie pa kthim, për dallim prej disa të hyrave të cilat nuk janë përfundimtare

dhe kthehen p.sh. huatë.
7. Tatimet nuk janë të lidhura me shtëtësinë: detyruesi tatimor nuk ka rëndësi se cilit shtet i takon.
Detyrimi tatimor i ngarkon të gjith personat në territorin e shtetit dhe në bazë të sovranitetit financiar i
ngarkon me obligim tatimor pa marr parasysh se a janë shtetas të atij shteti apo jo. Tatimin e paguajnë
shtetasit e vendit, mirëpo atë do ta paguajnë edhe shtetasit e huaj që: kanë pasuri, realizojnë të hyra
ose kanë trashëguar pasuri të patundshme etj.



Qëllimet e tatimit

Tatimet janë njëra ndër formatë kryesore nëpërmjet të cilave shteti realizon të hyra. Prandaj, qëllimi i

tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike të cilat janë të

nevojshme për financimin e funksioneve të tyre. Ky është qëllimi fiskal i tatimit. Botëkuptimet për tatimin

në periudha historike të ndryshme kanë ndryshuar, andaj edhe qëllimet e tatimit kanë ndryshuar me

zhvillimin historik të shoqërisë.

Tatimet janë bërë instrumente të politikës ekonomike me rëndësi shumë të madhe që ndikojnë në :

-Politikën e çmimeve,

-Në vëllimin dhe drejtimin e investimeve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë nacionale,

-Në barazimin e ofertës dhe të kërkesës,

-Në kufizimin e shkallës së inflacionit dhe menjanimin e faktorëve të cilët e kanë shkaktuar prishjen e

ekuilibrit në treg,

Në zvoglimin ose anulimin e të gjitha atyre pengesave që e vështirsojnë apo e bëjnë të pamundshme

zhvillimin e shpejtë dhe të harmonizuar të ekonomisë,
-Në pengimin ose lehtësimin e disa trendeve afatgjata të pavolitshme në ekonomi, ngritjen e
ngadalëshme të produktivitetit në punë, në rënien e efikasitetit ekonomik, në zvogëlimin e eksportit dhe
njëherit rritjen e importit etj.



Klasifikimi i tatimeve
Klasifikimi i tatimeve bëhet sipas kritereve të ndryshme të cilat gjatë zhvillimit historik të tatimit kanë
ndryshuar. Gjatë klasifikimit të tatimeve duhet bazuar në disa karakteristika kryesore të tatimit sipas të
cilave një grup i tatimeve ndryshon prej një grupi tjetër.



Klasifikimi themelor i tatimeve:

1.I drejtëpërdrejtë (direkt) dhe i zhdrejtë (indirekt),

2.Kadastral dhe tarifor,

3.Personal (subjekte) dhe real (objekte),

4.I rregullt dhe i jashtëzakonshëm,

5.I përgjithshëm dhe special,
6.I supozuar dhe faktik,

7.Sipas vlerës dhe specifik,

8.Fundar dhe jofundar,

9.Qëndror dhe lokal,

10.Repartision dhe sipas kuotës,

11.Themelor dhe plotësues,
12.Në natyrë dhe në para,




Tatimet direkte dhe tatimet indirekte

Tatimet direkte janë ato tatime të cilat paguhen përpara se të bëhet shpenzimi i të ardhurave (personale

nga mardhëniet e punës, prodhuesit bujqësor individual, tregëtarët, autorët e veprave të ndryshme etj e

paguajnë tatimin në momentin e realizimit të të ardhurave të tyre).
Tatimet indirekte paguhen gjatë shpenzimit të të ardhurave (me rastin e blerjes së produkteve të
ngarkuara me tatim të përfshirë në çmimin e produkteve).




Tatimet kadastrale dhe tatimet tarifore

Kjo ndarje e tatimeve bëhet sipas mënyrës së mbledhes së tatimeve. Tatimet kadastrale: caktohen në

bazë të fakteve të regjistruara në librat kadastral, të cilat fakte mendohet se janë të sakta. Librat

kadastral i shfrytëzojnë organet financiare për të caktuar obliguesin tatimor, bazën tatimore dhe

ngarkesës tatimore. Të tatuarit në bazë të librave kadastral zbatohet në rastin e caktimit të tatimit në

pasuri, si dhe nga disa të hyra nga pasuria.
Tatimet tarifore - caktohen në bazë të elementeve të caktuara në regjistrat e ashtuquajtur tarifa. Tarifa
tatimore është një pasqyrë e sistematizuar e objekteve tatimore dhe e normave tatimore e shprehur në
përqindje ose në shumë absolute.



Tatimet personale (subjekte) dhe reale (objekte)

Kjo ndarje e tatimeve është bërë në bazë të mënyrës së caktimit të aftësisë tatimore.

Tatimet personale: janë ato me ç’rast gjatë caktimit të oblimit tatimor merret parasysh fuqia ekonomike e

obliguesit tatimor si dhe disa argumente që janë në lidhje të ngushtë në personalitetin e obliguesit

tatimor, siq janë : mosha e obliguesit tatimor, gjendja bashkëshortore, gjendja shëndetësore, numri i

anëtarëve të familjes etj.
Tatimet reale (objekte) : janë ato te të cilat me rastin e caktimit të tatimit nuk merren parasysh rrethanat
personale të obliguesit tatimor. Gjendja personale e detyruesit tatimor gjatë caktimit të këtij tatimi është
e parëndësishme..



Tatimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme
Kjo ndarje bëhet sipas afatit të ekzekutimit. Tatime të rregullta janë ato të cilat caktohen, mblidhen dhe
paguhen rregullisht nga viti në vit dhe të cilat shërbejnë zakonisht për mbulimin e të dalave shtetërore të
rregullta.


Tatime të jashtëzakonshme janë ato tatime të cilat nuk janë të përhershme dhe sipas rregullit përdoren
për financimin e të dalave të jashtëzakonshme të shtetit. Por, shpesh shteti e aplikon obligimin e pagimit
të tatimit edhe në rastet kur shteti nuk ka të dala të jashtëzakonshme, p.sh. e aplikon tatimin stabilizues
me të cilin dëshirohet që të pengohet inflacioni etj.



Tatimet e përgjithshme dhe speciale

Kjo ndarje është bërë në bazë të qëllimit të caktuar paraprak për plotësimin e nevojave shtetërore.

Tatimet e përgjithshme janë ato që shërbejnë për plotësimin e të gjitha apo një numri më të madh të të

dalave publike.
Tatimet speciale janë me qëllim të caktuar, me ç’rast e tërë shuma e mledhur e tatimit ose një pjesë e tij
është saktsisht e destinuar për mbulimin e të dalave të caktuara, p.sh. luftë, tërmete etj.



Tatimet e supozuara dhe faktike

Kjo ndarje është bërë në bazë të lartësisë së bazës tatimore.

Tatimet e supozuara te të cilat caktimi i obligimit tatimor bazohet në supozimin se obliguesi tatimor i ka

realizuar, respektivisht ka pasur mendësi që të realizojë të hyra të caktuara. P.sh. gjatë caktimit të

tatimit në bujqësi mund të caktohet përpara obligimi tatimor në bazë të kualitetit të tokës etj.
Tatimet faktike janë ato te të cilat caktimi i obligimit tatimor bëhet në bazë të të hyrave faktike të
realizuara apo të fakteve të realizuara , të cilat janë me rëndësi gjatë caktimit të tatimit. P.sh. me këto
tatime ngarkohen personat në mardhënie pune, personat me të ardhura nga e drejta e autorit,etj..



Tatimet fundare dhe jofundare

Kjo ndarje është bërë në bazë të ndryshimeve të kualitetit të të hyrave, respektivisht të të ardhurave në

të cilat caktohet tatimi.

Tatimet fundare janë ato tatime që caktohen në të hyrat që realizohen nga pasuria (toka, ndërtesat,

letrat me vlerë etj) si dhe nga të hyrat e sigurta dhe të përhershme të realizuara pa punën e obliguesit

tatimor.
Tatimet jofundare janë ato lloje të tatimeve me të cilat tatohen të hyrat e realizuara me punën personale
nga marrdhënia e punës ose nga kryerja e veprimtarisë së caktuar.
Tatimet qëndrore dhe lokale

Kjo ndarje është bërë në bazë të asaj se kush e fut obligimin tatimor, dhe se cilës njësi politike-

territoriale i takojnë të hyrat e mbledhura nga tatimi.

Tatimet qëndrore janë ato të cilat i aplikojnë dhe mbledhin organet qendrore. Të dalat e mëdha për

realizimin e detyrave të mëdha shtetërore kanë bërë që numri më i madh i tatimeve të rregullohet me

dispozita ligjore të organeve qëndrore.
Tatimet lokale janë ato të cilat zakonisht i fusin dhe i mbledhin organet e njësive të ngushta politiko-
territoriale. Njësitë e ngushta politiko-territoriale për kryerjen më sukses të detyrave, në bazë të
dispozitave ligjore mund të rregullojnë vetë qështjen e disa llojeve të tatimeve, p.sh. për të stimuluar
zejtarinë aplikonë lehtësi dhe lirime tatimore.



Tatimet repartisione dhe sipas kuotës

Kjo ndarje është bërë në bazë të shpërndarjesë së ngarkesës tatimore. Tatimet repartisione më tepër

janë një mënyrë e veçantë e mbledhjes së tatimit se sa një lloj i veçant i tatimit. Te ky lloj i tatimit shteti

përpara me dispozita ligjore saktësisht e cakton shumën totale të mjeteve të cilat do t’i mbledh me anë

të tatimit. sot, në shtetet moderne ky lloj tatimi nuk aplikohet.
Tatimi sipas kuotës është mënyrë e shpërndarjes së ngarkesës tatimore, ku me ligj shteti më parë e
përcakton obligimin tatimor të obliguesit tatimor, i cakton format tatimore si dhe lartësinë e normës
tatimore. Por, te ky tatim nuk dihet më parë shuma e tatimit e cila do të mblidhet.




Tatimi themelor dhe plotësues

. Të gjitha llojet e tatimeve nuk e kanë rëndësinë e njejtë. Disa lloje të tatimeve kanë pjesëmarrje më të

madhe, ndërsa disa të tjera pjesëmarrje më të vogël në të hyrat e mbledhura nga tatimet. Tatimi në të

ardhurat e personave juridik dhe fizik, tatimi në qarkullim janë llojet më të rëndësishme të

tatimeve,prandja quhen tatime themelore.
Tatimet plotësuese përfshijnë të gjitha llojet e ndryshme të tatimeve të cilat ndoshta nuk kanë ndonjë
efekt të madh financiar në sistemin tatimor, por megjithatë me ato tatime realizohen qëllime të caktuara.
Qëllimi i këtyre tatimeve është me karakter plotësues,ndonëse mund të ndodh që ndonjëri prej këtyre
tatimeve plotësuese gradualisht të bëhet tatim themelor.



Tatimet në natyrë dhe në para
Kjo ndarje është bërë sipas mënyrës së realizimit të tatimit. Nëse tatimi realizohet në natyrë(prodhim)
atëherë quhet tatim në natyrë. Ky lloj i tatimit sot është shumë i rrallë.Te sistemet tatimore
bashkëkohore, karakteristikë e tyre është se tatimi paguhet në para, e ndonjëherë rrallë në natyrë.
Kufiri i ngarkesës tatimore

. Problemi i kufirit të poshtëm dhe të epërm të ngarkesës tatimore mund të vështrohet si nga pikëpamja

më e gjerë, e përgjithshme shoqërore ashtu edhe nga pikëpamja individuale- nga pikëpamja e obliguesit

tatimor.
Nga pikëpamja shoqërore kufiri i poshtëm i ngarkesës tatimore është i determinuar nga shpenzimet e
caktimit dhe arkëtimit të tatimit dhe mbledhjes së tatimit. Nëse shpenzimet e mbledhjes së tatimit janë të
barabarta ose më të mëdha se shuma e mbledhjes së tatimit, atëherë ky lloj tatimi mund të arsyetohet në
raste të jashtëzakonshme, kur dëshirohet të arrihen qëllimet e caktuara të politikës shtetërore.



Tatimet sintetike dhe analitike

Kanë shumë ngjajshmëri me tatimet subjektive dhe objektive.

Te tatimet sintetike përfshihen ato tatime me të cilat tatimohet fuqia e gjithëmbarëshme ekonomike e

obliguesit tatimor. Po ashtu veprohet edhe me pasurinë e gjithëmbarshme të obliguesit tatimor.
Tatimet analitike janë ato me të cilat tatimohet ndonjë e hyrë ose ndonjë pasuri pavarësisht se kush e ka
realizuar, dhe pavarësisht se a realizon të hyra të tjera obliguesi tatimor.



Tatimet sipas vlerës dhe specifike

Te tatimet specifike obligimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive matëse. Si bazë mund të merret

gjatësia, pesha etj. Më shpesh te tatimet në qarkullim.
Te tatimet sipas vlerës tatimi bëhet sipas vlerës së vërtetë ose vlerës së çmuar të objektit tatimor.
TAKSAT


Taksat janë një instrument financiar me të cilin mbledhen të hyrat shtetërore. Taksat janë të njohura
qysh në shoqërinë skllavopronare në Romën dhe Athinën antike si dhe në shoqërinë feudale.
Taksat janë një lloj specifik i të hyrave publike, të cilat i arkëton shteti dhe organet tjera juridiko- publike
prej personave juridik dhe fizik si kundërshpërblim për shërbimet që ua ofrojnë këto organe.
Taksat janë formë e mbledhjes së të hyrave të shetetit që janë të njohura në shtetet skllavopronare dhe
në shtetet feudale. Taksat në shtetet skllavopronare paguheshin taksat gjyqësore, taksat për hyrje në
vendet në tempuj pronar etj. Taksat janë të hyra monetare të shtetit. Me rastin e pagesës së taksës
aplikohet parimi territorial. Janë të hyra derivative të shtetit.



Karakteristikat e taksave - karakteristikë e parë e taksave është se paraqesin kundërvlerën -

kundërshpërblimin për shërbimin e kryer nga ana e organeve shtetërore ose organeve tjera juridiko-

publike. Karakterisitkë e dytë e taksave është se obliguesit e taksave vetë sipas dëshirës bëjnë pagesës

e taksave dhe nxisin punën e organeve shtetërore. P.sh. qytetari paguan taksa për nxjerrjen e

dokumenteve: çertifikatën e lindjesë, letërnjoftimin, pasaportën me rastin e paraqitjesë së kërkesës.

Mirëpo edhe pa paraqitjen e kërkesës qytetari nuk do të marrë dokumentet.

Taksat ndryshojnë edhe prej kontributeve. Taksat paguhen për shërbimet e natyrës jo materiale

(intelektuale), të cilat i kryejnë organet shtetërore administrative, gjyqësore, doganore, arsimore etj.
Më e rëndësishme gjatë shqyrtimit të taksave është caktimi i lartësisë së taksave. Lartësia e takave
duhet të caktohet në bazë të shpenzimeve reale,



Klasifikimi i taksave

Në literaturën financiare klasifikimi i taksave bëhet sipas këtyre kritereve:

1.Sipas organeve të cilat e caktojnë obligimin e pagimit të taksave dallojmë:

a).Taksat që i përcaktojnë organet shtetërore qëndrore, p.sh. taksat federative, taksat shtetërore etj.

b).Taksat të cilat i përcakton bashkësia e ngushtë politiko- territoriale, p.sh. taksat komunale, taksat

lokale etj.

2.Sipas organeve të cilat i kryejnë shërbimet e caktuara, e për të cilat është paraparë pagimi i taksës

dallojmë:

a).Taksat administrative të cilat paguhen për shërbimet e kryera nga organet dhe institucionet

shtetërore. Këto taksa quhen taksa shtetërore.

Në taksat administrative bëjnë pjesë:

-Taksat konsulare, të cilat paguhen për shërbimet e organeve diplomatike dhe konsulare.

-Taksat për qarkullimin e mjeteve motorike të huaja.

-Taksat kadastrale.

-Taksat për mbrojtëjen e patentave, liçencave, modeleve .

b).Taksat gjyqësore, të cilat paguhen për procedurat e gjyqeve të rregullta, gjyqeve ekonomike etj.

c).Taksa nëpunësish të cilat u janë paguar nëpunësve të caktuar për shërbimin e kryer, ndonëse kjo

taksë sot shumë më rrallë shfrytëzohet.

3.Sipas mënyrës së pagimit taksat i ndajmë në:

a).Mënyrën indirekte të pagesës së taksës- kur obligimi taksor paguhet duke blerë dhe vulosur taksa dhe

formularët e taksës.
b).Mënyrës direkte të pagesës së taksës - kur obligimi taksor paguhet në të holla të gatshme.




4.Sipas kohës së pagimit taksat i dallojmë:

a).Taksa që paguhen përpara, që sot praktikohet më tepër.
b).Taksa që paguhen prapa, pasi që të jetë kryer shërbimi i organeve shtetërore dhe organeve tjera.



5.Sipas faktit se a paguhet taksa për disa shërbime të organeve shtetërore dhe të organizatave të

autorizuara apo për një varg shërbimesh dallojmë:

a).Taksën e posaçme,
b).Taksën paushalle të cilat paguhen për të gjitha shërbimet së bashku të kryera prej organeve
shtetërore të ndryshme e jo individuale.
6.Sipas qëllimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me anë të taksave dalljomë:

a).Taksat që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme shoqërore.
b).Taksat që qëllimi i shpenzimit të mejteve përpara është caktuar(taksa të destinuara).



7.Taksat ndahen edhe në:

a).Taksa të përgjithshme, të cilat janë të njejta për të gjitha llojet e shërbimeve të njejta, pa marr

parasysh se cili organ bën arkëtimin e tyre.

b).Taksa speciale të cilat janë të lidhura për institucionet e caktuara(gjykatat, shkollat etj).
c).Taksa të ndryshueshme, të cilat nuk caktohen përpara, por prapa sipas llojit të punës së kryer, vlerës.




KONTRIBUTET

Kontributet janë instrument financiar me rëndësi me të ciln mbledhen mjete për financimin e të dalave

shoqërore të caktuara. Karakterisitikat kryesore të kontributeve janë:

1.Janë dhënie kryesisht në para, te të cilat ekziston dobia reale ose e mundëshme në formë të

kundërshpërblimit të cilin e kanë një rreth i ngushtë nga aktiviteti i shtetit.

2.Shuma e obligueshme e pagimit të kontributeve varet drejtëpërdrejtë prej shpezimeve të cilat i bënë

shteti

3.Kontributet e kanë cilësinë e obligueshme.
4.Obligimi i pagimit të kontributeve nuk shkaktohet më kërkesat e obliguesve.



Kontributet kanë ngjajshmëri me tatimet se të dy këto kategori janë të hyra publike, se obligime të

personave fizik dhe juridik me qëllim të caktuar. Ndryshimi i kontributeve nga tatimet qëndron në atë se

kontributet i paguan kategoria e caktuar e personave fizik dhe juridik të cilët kanë dobi të drejtëpërdrejtë

prej aktivitetit të organeve shtetërore. Obligimi i pagimit të kontributeve nuk e ka karakterin e

përgjithshëm si te tatimet. Latrësia e obligimit të pagimit të kontributeve është në varëshmëri me

dobishmërinë që e ka obliguesi i kontributeve.
Kontributet janë të ngjajshme me taksat se janë të hyra publike që i aplikon shoqëria. Ndryshimi i
kontributeve prej taksave qëndron në atë se obligimin e pagimit të kontributeve nuk e nxisin obliguesit e
pagimit të kontributeve dhe se këta obligues kanë ndonjë dobi materiale nga aktiviteti i organeve
shtetërore ose organeve tjera të autorizuara për kryerjen e atkivitetit të caktuar.



Kontributet për plotësimin e nevojave të përbashkëta paguhen nga këto kategori:

a). Prej të ardhurave të organizatave,

b). Prej të ardhurave personale të punëtorëve,

c). Prej të ardhurave personale nga kryerja e veprimtarisë së pavarur bujqësore,

d). Prej të ardhurave personale nga kryerja e pavarur e veprimtarisë ekonomike ose joekonomike,
e). Prej pensioneve respektivisht prej shërbimeve monetare.



. Të hyrat parafiskale duhet t’i kenë këto karakteristika:

1. Qëllimi i shpenzimit të të hyrave parafiskale përpara është i caktuar (pra janë të destinuara).

2. Oblimi i pagimit të të hyrave parafiskale nuk është i caktuar me dispozita të organeve shtetërore.

3. Të hyrat parafiskale nuk janë të hyra buxhetore të organeve juridiko- publike.
4. Obligimi i pagimit të të hyrave parafiskale ngarkon një rreth të caktuar të shfrytëzuesve të cilët janë të
lidhur me ndonjë interes të përbashkët ekonomik, social etj.




PRINCIPET TATIMORE


Me problemin e caktimit të parimeve financiare janë marrë shumë teoricienë financiar. Shteti duke e
mbledhur tatimin, krijon të hyrat e nevojshme për mbulimin e numrit të madh të të dalave të tij. Në mesin
e shkrimtarëve të shumtë të cilët e kanë përpunuar problemin e parimeve tatimore janë edhe Adam
Smithi dhe Adolph Vagneri.
PARIMET TATIMORE TË SMITHIT


Parimet e Smithit në literaturë janë të njohura si katër “ kanonet “ e Smithit, në të cilat duhet të bazohet
tatimi. Këto janë :
Secili qytetar është i detyruar që shtetit ti’a paguajë tatimin për mbulimin e të dalave të tij dhe atë sipas
aftësisë dhe mundësisë ekonomike.
Obligimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj, shuma e tatimit, mënyra, pagesa, vendi i pagimit duhet
të jenë të njohura për obliguesin tatimor.
Tatimi duhet të mblidhet dhe të arkëtohet atëherë kur për obliguesin tatimor është më e përshtatshme,
Shpenzimet e caktimit dhe mbledhjes së tatimit duhet të jenë sa më të vogla dmth. Shpenzimet e
administratës duhet të jenë sa më të vogla, në mënyrë që sa më shumë mjete të hyjnë ne arkën
shtetërore.




PARIMET E VAGNERIT


Parimet tatimore më të numërta, të plota dhe më të sistematizuara i ka dhënë Adolf Vagneri. Sipas
Vagnerit parimet tatimore janë :



I. Principet financiaro-politike :

1. Mjaftueshmëria e tatimit,

2. Elasticiteti i tatimit.

II. Principet ekonomiko-politike :
Zhgjedhja e burimit tatimor,

Zgjedhja e llojeve të tatimit,

III. Principet socialo-politike :

Përgjithësia e tatimit,

Barabarësia e tatimit.

IV. Principet administrative-teknike :

Caktimi i tatimit,

Pagimi i volitshëm i tatimit
Mbledhja e lirë e tatimit.




PRINCIPET FINANCIARO - POLITIKE



Ky parim kërkon që tatimet të jenë :

Të mjaftueshme
Të përshtatshme


Principi i mjaftueshmërisë - duhet kuptuar ashtu që me anë të mbledhjes së tatimit të grumbullohen
mjete të cilat së bashku me të hyrat e tjera shtetërore do të bëjnë të mundur mbulimin e të gjitha të
dalave shtetërore të planifikuara.




PRINCIPI I PËRSHTATSHMËRISË - ELASTICITETIT


Me principin e përshtatshmërisë duhet nënkuptuar mundësinë e sistemit tatimor që t’u përshtatet shpejt
ndryshimeve në lartësinë e të dalave të shtetit. Rritja e përhershme e të dalave të shtetit kërkon edhe
rritjen e kërkesës për mjete monetare. Sipas këtij principi, lartësia e tatimit duhet të iu përshtatet të
dalave shtetërore.


Principi i përshtatmërisë së sistemit tatimor sipas kërkeses për financimin e të dalave të rritura
shtetërore mund të arrihet vetëm në kushtet dhe rastet relative stabile. Sistemi tatimor nuk mund të iu
përshtatet kërkesave të rritura të jashtëzakonshme të të dalave shoqërore ( lufta, fatkeqësive
elementare etj).




PRINCIPET EKONOMIKO-POLITIKE TË TATIMIT

Pagimi i tatimit ka efekt të caktuar në zvogëlimin e fuqisë ekonomike dhe në
sjelljet e obliguesit tatimor. Andaj për t’u shfrytëzuar tatimet si instrument i

përshtatshëm i politikës ekonomike dhe për t’u realizuar qëllimet e caktuara të kësaj politike, në kuadrin

e këtij principi është e nevojshme të merren parasysh këto principe:

1. Zgjedhja e burimit tatimor
2. Zgjedhja e llojeve të tatimit



Zgjedhja e burimit tatimor- Si burim tatimor janë të hyrat ose të ardhurat ose pasuria e obliguesit tatimor.

Nga aspekti i principit ekonomik të tatimit del se sipas rregullit duhet të tatohen vetëm ato burime

tatimore të cilat pandërprerë përsëriten.
Çështja e kufirit të ngarkesës tatimore, i cili kufi nuk duhet të tejkalohet nëse dëshirojmë që me caktimin
e tatimit të nxitet aktiviteti ekonomik i obliguesit tatimor dhe të realizohen rezultatet ekonomkie pozitive,
në shkencën financiare ende është diskutabile, ende nuk është dhënë përgjegje adekuate.



Zgjedhja e llojeve të tatimit
Zgjedhja e llojeve të tatimit d.m.th që të zgjedhen llojet më racionale të tatimit. Kjo d.m.th se me rastin e
aplikimit të llojeve të tatimit në sistemin tatimor duhet pasur parasysh ndikimin e tatimit në procesin e
prodhimit, të këmbimit të mallrave dhe në formimin e të ardhurave nacionale. Kjo sidoms është me
rëndësi për vendet në zhvillim, sepse nuk duhet shikuar vetëm se si të sigurohen mjetet financiare, me
llojet e tatimit nuk duhet rrezikuar dhe penguar zhvillimin ekonomik të tyre.




KRITERET SOCIALO - POLITIKE



Në grupin e kritereve socialo – politike bëjnë pjesë :

Përgjithësia – Universaliteti i tatimit
Barabaësia e tatimeve.


Përgjithësia – universaliteti i tatimit


Të tatuarit duhet të ketë karakter të përgjithshëm, për ndryshim nga kohët e mëparshme, kur nga pagesa
e tatimit janë përjashtuar aristrokracia. Sipas këtij principi të gjithë janë të obligueshëm të paguajnë
tatim, pa marrë parasysh dallimet klasore, fetare, gjjinore, racore, gjuhësore,bashkëshortore, politke etj.


Barabarësia e tatimit


Ky parim kërkon që barra tatimore duhet të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë obliguesit
tatimor. Për barazinë në tatim flitet vetëm atëhere kur ajo realizohet prej vitit në vit me pagimin e
tatimeve të rregullta. Nëse në një sistem tatimor te tatimet e rregullta aplikohen përqindje proporcionale
dhe here pas here aplikohen tatime jo të rregullta nuk mund të flitet për barabrësinë




PRINCIPET ADMINISTRATIVE - TEKNIKE



Në këtë parim bëjnë pjesë :

Caktimi i tatimit

Pagimi i volitshëm i tatimit (përshtatshmëria e pagimit të tatimit )
Mbledhja e lire e tatimit


Caktimii tatimit


Me pagimin e tatimeve zvogëlohet fuqia ekonomike e obliguesve tatimor e kjo ndikon në zvogëlimin e
kursimeve, investimeve, në plotësimin e nevojave shëndetësore etj. Me tatim mund të ndikohet edhe në
pozitën shoqërore të obliguesve tatimor. Për shkak të efekteve jashtëzakonisht të rëndësishme të tatimit
në jetën dhe punën e obliguesve tatimor, caktimi i tatimit duhet të jetë i drejtë.




Përshtatshmëria e pagimit të tatimit (pagimi i volitshëmi tatimit )



Përshtatshmëria e pagimit të tatimit paaraqet mundësinë e pagimit të tatimit

atëhere kur për obliguesin tatimor është më e volitshme dhe kur ai ka mjete
financiare. P.sh. për bujqit është shumë më e përshtatshme që obligimin e vet tatimor ta paguajë në fund
të vitit, më saktësisht në vjeshtë, kur me shitjen e produkteve bujqësore realizon të hyrat me të cilat
mund të plotësojë obligimin tatimor, sesa në fillim të vitit.


Mbledhja e lire e tatimit


Mbledhja e lirë e tatimeve d.m.th. që mbledhja e tatimeve të jetë sa më e lirë, sepse nga kjo varet shuma
e mjeteve të cilat do t’i mbesin shtetit për plotësimin e të dalave. Me tatim mbledhen mjete me të cilat
financohen të dalat shtetërore në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe dispozitave të tjera.


EFEKTET E TATIMIT


Pagimi i tatimit d.m.th marrja e një pjese të të ardhurave të obliguesit tatimor në dobi të shtetit dhe të
organeve të tjera juridiko- publike. Tatimimi ia zvogëlon fuqinë blerëse obliguesit tatimor, andaj procesi i
të tatuarit është shumë i ndërlikuar, i cili shkakton efekte të natyrës ekonomike, financiare, sociale,
morale etj.
SISTEMI TATIMOR



Secili sistem tatimor është rezultat i zhvillimit historik, i ndikimeve të ndryshme nga jashtë, i

kompromiseve të shumta. Duke i krahasuar sistemet tatimore të vendeve të ndryshme mund të vërehet

lehtë se nuk ekzistojnë dy shtete në të cilat tatimi do të bëhej me aplikimin e formave të njejta tatimore,

në të cilin tatimet e ndryshme do të kishin të njejtin vend, gjë që është e kuptueshme sepse sistemi

tatimor është rezultat i veprimit të faktorëve të ndryshëm.
Sistemi tatimor i një vendi të zhvilluar industrial ndryshon nga sistemet tatimore të vendeve në zhvillim,
sikuse edhe sistemi tatimor i vendeve kapitaliste ndryshor nga sistemi tatimor i vendeve socialiste.


Ekzistojnë dy lloje të sistemit tatimor : sistemi tatimor monist dhe ai pluralist. Monizmi tatimor-d.m.th.
aplikimi i vetëm një lloji të tatimit. Ideja për monizëm tatimor ka pasur shumë ithtar. Mendohet se kjo ide
për herë të parë është shfaqur në Francë në shek.XVI. fiziokratët e kanë përkrahur monizimin tatimor.
Qëndrimi i tillë i fiziokratëve është edhe i kuptueshëm sepse del nga mësimi i tyre se vetëm në bujqësi
mund të krijohet mbivlera.



Sipas Adam Smithit elementet e sistemit tatimor janë:

- Renta e tokës,

- Kamata,

- Të hyrat nga kapitali,
- Të hyrat nga mëditjet.



Sipas Shufrejt sistemi tatimor ndahet në:

a) Tatimet direkte

- Tatimi në pasuri,

- Tatimi në të ardhura,

- Tatimi në rendimente.

b) Tatimet indirekte

- Tatimi në konsum,

- Për artikuj të nevojshëm për jetë,

- Për artikuj luksoz.

c) Tatimi në pasuri:

- Tatimi në fitimet e rastit,

- Tatimi në qarkullim të patundshmërive,
- Tatimi në trashëgimi.
Tatimi në pasuri

Te ky lloj i tatimit objekt tatimi është pasuria e obliguesit tatimor. Obligues të tatimit në pasuri janë

personat fizikë dhe juridikë. Tatimi në pasuri paguhet në vlerën e pasurisë. Bazë e tatimit në pasuri

është vlera e zvogëluar për borxhet. Me rastin e caktimit të tatimit merren parasysh shumë lirime dhe

lehtësime.

Tatimi në pasuri mund të jetë në dy forma:

- Tatimi në pasuri,
- Tatimi në të hyrat nga pasuria.




Tatimi në të ardhura
Tatimet në të ardhura e përbëjnë boshtin e sistemit tatimor gati të çdo shteti modern. Kjo është formë
me të cilën tatohet fuqia ekonomike e obliguesit tatimor, e realizuar në një periudhë të caktuar kohore.
Për ndryshim nga tatimi në pasuri, ku me rastin e tatimit gjithashtu i kushtohet kujdes cilësive të
caktuara të obliguesit tatimor, te tatimi në të ardhura baza tatimore varet nga shuma monetare e
realizuar brenda ndonjë kohe të caktuar.




REZISTENCA NDAJ PAGIMIT TË TATIMIT


Pagimi i tatimeve e zvogëlon fuqinë ekonomike të obliguesit tatimor dhe shkakton ndryshime në pozitën
e tij shoqërore. Për këtë arsye lind edhe rezistenca e pagimit tatimit. Rezistenca e pagimit të tatimeve
dhe përpjekja që të evitohet ose të zbutet efekti i tij janë të pranishme në të gjitha sistemet tatimore.



SHMANGIA NGA PAGIMI I TATIMEVE

Me pagimin e tatimeve zvogëlohet forca ekonomike e obliguesit tatimor. Kjo shkakton rezistencën e

pagimit të tatimeve. Shmangia nga obligimi i pagimit të tatimeve varet prej shumë faktorëve, p.sh. nga

struktura arsimore e popullsisë, nga zhvillimi i vetëdijes, nga diciplina e obliguesve tatimor në kryerjen e

detyrës qytetare, nga morali tatimor etj.

Evazioni tatimor mund të jetë:

1. Evazioni i paligjshëm tatimor,
2. Evazioni tatimor i ligjshëm ose i lejueshëm.


EVAZIONI TATIMOR I PALIGJSHËM



Dallojmë dy raste të evazionit të paligjshëm ose të palejueshëm tatimor:
1. Fshehja e plotë e tatimit ose defraudacioni i tatimit

2. Fshehja e pjesërishme e tatimit ose defraudacioni i pjesërishëm i tatimit

Nëse obliguesi tatimor nuk e paraqet të tërë shumën e të hyrave të realizuara, përkatësisht të ardhurat

që i nënshtrohen tatimit, nëse i fsheh faktet e caktuara relevante, ngjarjet ose veprimtaritë që shërbejnë

si shkas për tatim, kemi të bëjmë me rastin e fshehjes së plotë ose totale të tatimit. P.sh. Obliguesi

tatimor kryen një veprimtari të caktuar ose ka njdonjë pasuri, por nuk paraqitet te organet financiare se e

kryen atë veprimtari, e as nuk i paraqet të hyrat që i realizon prej saj, përkatësisht nuk e paraqet se ka

pasuri
fare.


EVAZIONI TATIMOR I LIGJSHËM



Evazinoi tatimor i ligjshëm paraqet dukurinë kur obliguesi tatimor nuk bie në kundërshtim me dispozitat

ligjore, andaj është fjala për evazioni të lejueshëm.

Evazioni tatimor i ligjshëm paraqitet në raste të ndryshme.
Evazioni tatimor mund të paraqitet për shkak të zbrazësive në ligj. Dispozitat ligjore jo të plota, jo

precize, të parregulluara dhe kontradiktore për llojet e ndryshme të tatimit ia mundësojnë që më lehtë,

madje edhe e nxisin obliguesin tatimor që t’i shmanget pagimit të tatimit në tërësi ose pjesërisht.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skriptaMuhamet Sopa
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 

Mais procurados (20)

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 

Destaque

Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publikeMenaxherat
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
Detyre Per Zgjidhje Hyrje Ne Finance
Detyre Per Zgjidhje  Hyrje Ne FinanceDetyre Per Zgjidhje  Hyrje Ne Finance
Detyre Per Zgjidhje Hyrje Ne Financejetona
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorRefik Mustafa
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Mjeksi pp pyetje-skripte
Mjeksi pp pyetje-skripteMjeksi pp pyetje-skripte
Mjeksi pp pyetje-skripteArton Feta
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveShpejtim Rudi
 
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)Fisnik Morina
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Menaxherat
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
Hyrje ne financa
Hyrje ne financaHyrje ne financa
Hyrje ne financaMenaxherat
 

Destaque (20)

Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
Detyre Per Zgjidhje Hyrje Ne Finance
Detyre Per Zgjidhje  Hyrje Ne FinanceDetyre Per Zgjidhje  Hyrje Ne Finance
Detyre Per Zgjidhje Hyrje Ne Finance
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
E drejte pune
E drejte puneE drejte pune
E drejte pune
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Mjeksi pp pyetje-skripte
Mjeksi pp pyetje-skripteMjeksi pp pyetje-skripte
Mjeksi pp pyetje-skripte
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeve
 
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
Tatimi mbi vleren e shtuar (Kontabiliteti Tatimor)
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Hyrje ne financa
Hyrje ne financaHyrje ne financa
Hyrje ne financa
 

Semelhante a Financat dhe e drejta financiare

Shkenca mbi financat k. tatimeve
Shkenca mbi financat  k. tatimeveShkenca mbi financat  k. tatimeve
Shkenca mbi financat k. tatimeveFisnik Morina
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveFisnik Morina
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01Martin Deda
 
international finance
international financeinternational finance
international financeLabinot Aliu
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Meri Kolla
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfanaspahiu10
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleALTAX Consulting
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminAnita Dogani
 

Semelhante a Financat dhe e drejta financiare (20)

Shkenca mbi financat k. tatimeve
Shkenca mbi financat  k. tatimeveShkenca mbi financat  k. tatimeve
Shkenca mbi financat k. tatimeve
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
 
Llaa
LlaaLlaa
Llaa
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)Det kursi makro prezantim (1)
Det kursi makro prezantim (1)
 
Te Dalat Publike
Te Dalat PublikeTe Dalat Publike
Te Dalat Publike
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Ligji 03-l-222
Ligji  03-l-222Ligji  03-l-222
Ligji 03-l-222
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 

Financat dhe e drejta financiare

  • 1. · TË HYRAT PUBLIKE Çka janë financat? Financat janë disiplinë shkencore e cila i studion dukuritë, marrëdhëniet dhe institucionet lidhur me krijimin, grumbullimin, shpërndarjen, rishpërndarjen, shpenzimin dhe udhëheqjen me mjete monetare, me qëllim të plotësimit të nevojave të përgjithshme shoqërore. Fjala financa rrjedh nga fjala “finis” që d.m.th. kufij, fund ose mbarim. Të hyrat publike Shteti në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe në bazë të dispozitave tjera ligjore kryen një varg detyrash dhe funksionesh. Për kryerjen e këtyre detyrave, shtetit i janë të nevojshme mjete të caktuara financiare, e këto mjete financiare me të cilat shteti i plotëson nevojat publike quhen të hyra publike. Sistemi i të hyrave të shteteve të sotme ndryshon prej të hyrave të shteteve skllavopronare dhe feudale. Sistemet e të hyrave shtetërore përveç që kanë ngjashmëri kanë edhe ndryshime brenda të njejtit formacion. Sot, në botë nuk mund t’i hasim dy shtete që e kanë sistemin e të hyrave plotësisht të njejtë. Faktorët që ndikojnë në sistemin e të hyrave publike - Sistemi shoqëror- ekonomik, - Rregullimi politik, - Të ardhurat për frymë të popullsisë, - Struktura ekonomike, - Numri i banorëve, - Madhësia e territorit, - Lidhshmëria politike dhe ekonomike me vendet tjera etj. Format kryesore të të hyrave publike - Tatimet, - Kontributet, - Taksat dhe - Të hyrat tjera parafiskale. Karakteristkat e përbashkëta të të hyrave publike
  • 2. Të hyrat publike shërbejnë për financimin e shpenzimeve publike; Të hyrat publike mblidhen në para; Të hyrat publike janë pjesë e vlerës së krijuar rishtas, ato mblidhen nga burimet që përtërihen ekonomikisht. Ndarja e të hyrave publike Të hyra origjinere dhe derivative, të hyra juridiko- publike dhe juridiko-private, të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta, të hyrat nga popullsia dhe të hyrat nga personat juridik. Ndarja e të hyrave publike - të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme, të hyrat e njësive territoriale më të gjera dhe më të ngushta, të hyrat në para dhe të hyrat në natyrë. Të hyrat juridiko- publike dhe juridiko-private Të hyrat juridiko- publike - janë ato të hyra të cilat shteti ose organet e tij në bazë të sovranitetit financiar i mbledhin ose i arkëtojnë prej të ardhurave të qytetarve në formë të tatimit dhe të taksave. Të hyrat juridiko - private janë ato të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet ekonomik dhe prej pasurisë së vet. Të hyrat origjinere dhe të hyrat derivative Të hyrat origjinere (burimore) - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet ekonomik ose në bazë të së drejtës së pronësisë. Shteti këto të hyra i realizon nga ndërmarrjet shtetërore ose nga pasuria shtetërore. Të hyrat derivative (të prejardhura) të shtetit - janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të pushtetit të tij sovran. Quhet të hyra derivative sepse nxirren dhe kanë prejardhje prej fuqisë ekonomike të personave juridik dhe fizik. Të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta Të hyrat e rregullta mblidhen në mënyrë kontinuitive në intervale të caktuara kohe dhe nga burime që ekonomikisht përtërihen vazhdimisht. Përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave shtetërore. Të hyrat publike jo të rregullta mblidhen kohë pas kohe dhe rregullisht shërbjenë për mbulimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme. Nuk mund të parashikohen. Të hyrat nga popullisa dhe të hyrat nga personat juridik
  • 3. Të hyrat nga popullsia janë të hyrat që qytetarët i ndajnë nga të ardhurat e veta për mbulimin e shpenzimeve shtetërore. Të hyrat nga personat juridik janë ato të hyra që shteti i mbledh nga organizatat ekonomike si dhe personat juridik. Të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme Të hyrat e kthyeshme janë huat vullnetare dhe të detyrueshme. Të hyrat e pakthyeshme janë tatimet me të cilat financohen shpenzimet shtetërore. Të hyrat e njesive territoriale më të ngushta dhe më të gjera Të hyrat me të cilat shteti i plotëson nevojat shtetërore, mund të paraqiten si të hyra të njësive më të gjera territoriale dhe të hyra të njësive më të ngushta territoriale. Sistemi i ndarjes të të hyrave shtetrore me të cilat plotësohen nevojat shoqërore mund të rregullohet ashtu që secila njësi politiko-territoriale t’i ketë të hyrat e veta ose që të hyrat t’i ketë vetëm një njësi politiko-territoriale. Të hyrat e destinuara dhe jo të destinuara Të hyrat e destinuara janë ato për të cilat ëshët përcaktuar saktsisht se për çfarë do të shpenzohen. Të hyrat publike jo të destinuara janë ato që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave qëllimi i shpenzimit të tyre nuk është përcaktuar më parë. Të hyart në para dhe të hyrat në natyrë Të hyart në para janë ato që mblidhen dhe paguhen në para. Të hyart në natyrë janë ato që mblidhen dhe paguhen në mall. TATIMET Tatimet janë burim kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohorë i plotëson të dalat publike, e që janë në kompetencë të tij, pa marrë parasysh se a janë shtete të zhvilluara apo janë shtete në zhvillim. sot tatimet janë bërë të hyra të përhershme, të rregullta dhe të hyrat më të rëndësishme që mblidhen nga personat juridik dhe fizik, e që shërbjenë për financimin e të dalave të mëdha, të numërta e të
  • 4. llojllojshme të shtetit. Sot ka shtete në botë, të cilat me anë të tatimit bëjnë rishpërndarjen e të ardhurave nacionale më shumë se 40%. Disa definicione të tatimeve Tatimi është ajo pjesë të cilën qytetari ia jep shtetit, kështu që pjesën tjetër mund ta ketë në mënyrë të sigurt. Tatimi është çmimi që qytetari ia paguan shtetit për të kompenzuar pjesën e vet të çmimit kushtues të shërbimeve publike të cilat do t’i shpenzojë. Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh nga individët në bazë të sovranitetit te vet, pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë, me qëllim të mbulimit të ngarkimit publik. Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkoj kundërshpërblim. Prej të gjitha definicioneve do të japim një definicion më të përgjithshëm për tatimet: Tatimi është dhënie e detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë, shtetit për mbulimin e të dalave të përgjithshme shoqërore dhe pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë. Karakteristikat e tatimit Karakteristikat kryesore të tatimeve janë: 1.Tatimet janë të hyra derivative : me pagimin e tatimeve shteti realizon të hyra, që për atë shumë të të hyrave i zvoglon të ardhurat e personave fizik dhe juridik. Shteti duke i tatuar subjektet ekonomike njëkohësisht ua zvogëlon fuqinë ekonomike të tyre me qëllim që vetëvetës t’i krijojë fuqi ekonomike për mbulimin e të dalave publike. 2. Tatimet janë të hyra të detyrueshme (të dhunshme) të shtetit : pagimi i tatimit është obligim i përgjithshëm i cili nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe personave juridik, por bazohet në sovranitetin financiar të shtetit dhe forcën ligjore. Detyruesit tatimor janë të obligueshëm që të bëjnë pagesën e tatimit, e nëse nuk e paguajnë, atëherë bëhet arkëtimi në formë të dhunshme. 3. Tatimet mblidhen për interesa publike : nga mjetet e mbledhura nga tatimet plotësohen të dalat shtetrore. 4. Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë : pagimi i tatimit nuk i jep të drejtë personit që e ka paguar që të kërkoj kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë. Por, mungesa e kundërshpërblimit të drejtëpërdrejtë nuk d.m.th. që detyruesit tatimor nuk kanë kurrëfarë përfitimesh. 5. Tatimet nuk e kanë karakterin e qëllimit të caktuar: qëllimet e tatimit sipas rregullit nuk përcaktohen përpara. Të hyrat e shtetit të grumbulluara me anë të tatimeve derdhen në buxhet dhe shërbejnë për plotësimin e nevojave të përbashkëta 6. Tatimet mblidhen në para: detyrimi tatimor në shtetet moderne caktohet në para dhe paguhet në mjete monetare. Në raste të jashtëzakonshme dhe të ralla paguhet në formë natyrale ose me punë. Pagimi i
  • 5. tatimit është definitiv dhe dhënie pa kthim, për dallim prej disa të hyrave të cilat nuk janë përfundimtare dhe kthehen p.sh. huatë. 7. Tatimet nuk janë të lidhura me shtëtësinë: detyruesi tatimor nuk ka rëndësi se cilit shtet i takon. Detyrimi tatimor i ngarkon të gjith personat në territorin e shtetit dhe në bazë të sovranitetit financiar i ngarkon me obligim tatimor pa marr parasysh se a janë shtetas të atij shteti apo jo. Tatimin e paguajnë shtetasit e vendit, mirëpo atë do ta paguajnë edhe shtetasit e huaj që: kanë pasuri, realizojnë të hyra ose kanë trashëguar pasuri të patundshme etj. Qëllimet e tatimit Tatimet janë njëra ndër formatë kryesore nëpërmjet të cilave shteti realizon të hyra. Prandaj, qëllimi i tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike të cilat janë të nevojshme për financimin e funksioneve të tyre. Ky është qëllimi fiskal i tatimit. Botëkuptimet për tatimin në periudha historike të ndryshme kanë ndryshuar, andaj edhe qëllimet e tatimit kanë ndryshuar me zhvillimin historik të shoqërisë. Tatimet janë bërë instrumente të politikës ekonomike me rëndësi shumë të madhe që ndikojnë në : -Politikën e çmimeve, -Në vëllimin dhe drejtimin e investimeve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë nacionale, -Në barazimin e ofertës dhe të kërkesës, -Në kufizimin e shkallës së inflacionit dhe menjanimin e faktorëve të cilët e kanë shkaktuar prishjen e ekuilibrit në treg, Në zvoglimin ose anulimin e të gjitha atyre pengesave që e vështirsojnë apo e bëjnë të pamundshme zhvillimin e shpejtë dhe të harmonizuar të ekonomisë, -Në pengimin ose lehtësimin e disa trendeve afatgjata të pavolitshme në ekonomi, ngritjen e ngadalëshme të produktivitetit në punë, në rënien e efikasitetit ekonomik, në zvogëlimin e eksportit dhe njëherit rritjen e importit etj. Klasifikimi i tatimeve Klasifikimi i tatimeve bëhet sipas kritereve të ndryshme të cilat gjatë zhvillimit historik të tatimit kanë ndryshuar. Gjatë klasifikimit të tatimeve duhet bazuar në disa karakteristika kryesore të tatimit sipas të cilave një grup i tatimeve ndryshon prej një grupi tjetër. Klasifikimi themelor i tatimeve: 1.I drejtëpërdrejtë (direkt) dhe i zhdrejtë (indirekt), 2.Kadastral dhe tarifor, 3.Personal (subjekte) dhe real (objekte), 4.I rregullt dhe i jashtëzakonshëm, 5.I përgjithshëm dhe special,
  • 6. 6.I supozuar dhe faktik, 7.Sipas vlerës dhe specifik, 8.Fundar dhe jofundar, 9.Qëndror dhe lokal, 10.Repartision dhe sipas kuotës, 11.Themelor dhe plotësues, 12.Në natyrë dhe në para, Tatimet direkte dhe tatimet indirekte Tatimet direkte janë ato tatime të cilat paguhen përpara se të bëhet shpenzimi i të ardhurave (personale nga mardhëniet e punës, prodhuesit bujqësor individual, tregëtarët, autorët e veprave të ndryshme etj e paguajnë tatimin në momentin e realizimit të të ardhurave të tyre). Tatimet indirekte paguhen gjatë shpenzimit të të ardhurave (me rastin e blerjes së produkteve të ngarkuara me tatim të përfshirë në çmimin e produkteve). Tatimet kadastrale dhe tatimet tarifore Kjo ndarje e tatimeve bëhet sipas mënyrës së mbledhes së tatimeve. Tatimet kadastrale: caktohen në bazë të fakteve të regjistruara në librat kadastral, të cilat fakte mendohet se janë të sakta. Librat kadastral i shfrytëzojnë organet financiare për të caktuar obliguesin tatimor, bazën tatimore dhe ngarkesës tatimore. Të tatuarit në bazë të librave kadastral zbatohet në rastin e caktimit të tatimit në pasuri, si dhe nga disa të hyra nga pasuria. Tatimet tarifore - caktohen në bazë të elementeve të caktuara në regjistrat e ashtuquajtur tarifa. Tarifa tatimore është një pasqyrë e sistematizuar e objekteve tatimore dhe e normave tatimore e shprehur në përqindje ose në shumë absolute. Tatimet personale (subjekte) dhe reale (objekte) Kjo ndarje e tatimeve është bërë në bazë të mënyrës së caktimit të aftësisë tatimore. Tatimet personale: janë ato me ç’rast gjatë caktimit të oblimit tatimor merret parasysh fuqia ekonomike e obliguesit tatimor si dhe disa argumente që janë në lidhje të ngushtë në personalitetin e obliguesit tatimor, siq janë : mosha e obliguesit tatimor, gjendja bashkëshortore, gjendja shëndetësore, numri i anëtarëve të familjes etj.
  • 7. Tatimet reale (objekte) : janë ato te të cilat me rastin e caktimit të tatimit nuk merren parasysh rrethanat personale të obliguesit tatimor. Gjendja personale e detyruesit tatimor gjatë caktimit të këtij tatimi është e parëndësishme.. Tatimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme Kjo ndarje bëhet sipas afatit të ekzekutimit. Tatime të rregullta janë ato të cilat caktohen, mblidhen dhe paguhen rregullisht nga viti në vit dhe të cilat shërbejnë zakonisht për mbulimin e të dalave shtetërore të rregullta. Tatime të jashtëzakonshme janë ato tatime të cilat nuk janë të përhershme dhe sipas rregullit përdoren për financimin e të dalave të jashtëzakonshme të shtetit. Por, shpesh shteti e aplikon obligimin e pagimit të tatimit edhe në rastet kur shteti nuk ka të dala të jashtëzakonshme, p.sh. e aplikon tatimin stabilizues me të cilin dëshirohet që të pengohet inflacioni etj. Tatimet e përgjithshme dhe speciale Kjo ndarje është bërë në bazë të qëllimit të caktuar paraprak për plotësimin e nevojave shtetërore. Tatimet e përgjithshme janë ato që shërbejnë për plotësimin e të gjitha apo një numri më të madh të të dalave publike. Tatimet speciale janë me qëllim të caktuar, me ç’rast e tërë shuma e mledhur e tatimit ose një pjesë e tij është saktsisht e destinuar për mbulimin e të dalave të caktuara, p.sh. luftë, tërmete etj. Tatimet e supozuara dhe faktike Kjo ndarje është bërë në bazë të lartësisë së bazës tatimore. Tatimet e supozuara te të cilat caktimi i obligimit tatimor bazohet në supozimin se obliguesi tatimor i ka realizuar, respektivisht ka pasur mendësi që të realizojë të hyra të caktuara. P.sh. gjatë caktimit të tatimit në bujqësi mund të caktohet përpara obligimi tatimor në bazë të kualitetit të tokës etj. Tatimet faktike janë ato te të cilat caktimi i obligimit tatimor bëhet në bazë të të hyrave faktike të realizuara apo të fakteve të realizuara , të cilat janë me rëndësi gjatë caktimit të tatimit. P.sh. me këto tatime ngarkohen personat në mardhënie pune, personat me të ardhura nga e drejta e autorit,etj.. Tatimet fundare dhe jofundare Kjo ndarje është bërë në bazë të ndryshimeve të kualitetit të të hyrave, respektivisht të të ardhurave në të cilat caktohet tatimi. Tatimet fundare janë ato tatime që caktohen në të hyrat që realizohen nga pasuria (toka, ndërtesat, letrat me vlerë etj) si dhe nga të hyrat e sigurta dhe të përhershme të realizuara pa punën e obliguesit tatimor. Tatimet jofundare janë ato lloje të tatimeve me të cilat tatohen të hyrat e realizuara me punën personale nga marrdhënia e punës ose nga kryerja e veprimtarisë së caktuar.
  • 8. Tatimet qëndrore dhe lokale Kjo ndarje është bërë në bazë të asaj se kush e fut obligimin tatimor, dhe se cilës njësi politike- territoriale i takojnë të hyrat e mbledhura nga tatimi. Tatimet qëndrore janë ato të cilat i aplikojnë dhe mbledhin organet qendrore. Të dalat e mëdha për realizimin e detyrave të mëdha shtetërore kanë bërë që numri më i madh i tatimeve të rregullohet me dispozita ligjore të organeve qëndrore. Tatimet lokale janë ato të cilat zakonisht i fusin dhe i mbledhin organet e njësive të ngushta politiko- territoriale. Njësitë e ngushta politiko-territoriale për kryerjen më sukses të detyrave, në bazë të dispozitave ligjore mund të rregullojnë vetë qështjen e disa llojeve të tatimeve, p.sh. për të stimuluar zejtarinë aplikonë lehtësi dhe lirime tatimore. Tatimet repartisione dhe sipas kuotës Kjo ndarje është bërë në bazë të shpërndarjesë së ngarkesës tatimore. Tatimet repartisione më tepër janë një mënyrë e veçantë e mbledhjes së tatimit se sa një lloj i veçant i tatimit. Te ky lloj i tatimit shteti përpara me dispozita ligjore saktësisht e cakton shumën totale të mjeteve të cilat do t’i mbledh me anë të tatimit. sot, në shtetet moderne ky lloj tatimi nuk aplikohet. Tatimi sipas kuotës është mënyrë e shpërndarjes së ngarkesës tatimore, ku me ligj shteti më parë e përcakton obligimin tatimor të obliguesit tatimor, i cakton format tatimore si dhe lartësinë e normës tatimore. Por, te ky tatim nuk dihet më parë shuma e tatimit e cila do të mblidhet. Tatimi themelor dhe plotësues . Të gjitha llojet e tatimeve nuk e kanë rëndësinë e njejtë. Disa lloje të tatimeve kanë pjesëmarrje më të madhe, ndërsa disa të tjera pjesëmarrje më të vogël në të hyrat e mbledhura nga tatimet. Tatimi në të ardhurat e personave juridik dhe fizik, tatimi në qarkullim janë llojet më të rëndësishme të tatimeve,prandja quhen tatime themelore. Tatimet plotësuese përfshijnë të gjitha llojet e ndryshme të tatimeve të cilat ndoshta nuk kanë ndonjë efekt të madh financiar në sistemin tatimor, por megjithatë me ato tatime realizohen qëllime të caktuara. Qëllimi i këtyre tatimeve është me karakter plotësues,ndonëse mund të ndodh që ndonjëri prej këtyre tatimeve plotësuese gradualisht të bëhet tatim themelor. Tatimet në natyrë dhe në para Kjo ndarje është bërë sipas mënyrës së realizimit të tatimit. Nëse tatimi realizohet në natyrë(prodhim) atëherë quhet tatim në natyrë. Ky lloj i tatimit sot është shumë i rrallë.Te sistemet tatimore bashkëkohore, karakteristikë e tyre është se tatimi paguhet në para, e ndonjëherë rrallë në natyrë.
  • 9. Kufiri i ngarkesës tatimore . Problemi i kufirit të poshtëm dhe të epërm të ngarkesës tatimore mund të vështrohet si nga pikëpamja më e gjerë, e përgjithshme shoqërore ashtu edhe nga pikëpamja individuale- nga pikëpamja e obliguesit tatimor. Nga pikëpamja shoqërore kufiri i poshtëm i ngarkesës tatimore është i determinuar nga shpenzimet e caktimit dhe arkëtimit të tatimit dhe mbledhjes së tatimit. Nëse shpenzimet e mbledhjes së tatimit janë të barabarta ose më të mëdha se shuma e mbledhjes së tatimit, atëherë ky lloj tatimi mund të arsyetohet në raste të jashtëzakonshme, kur dëshirohet të arrihen qëllimet e caktuara të politikës shtetërore. Tatimet sintetike dhe analitike Kanë shumë ngjajshmëri me tatimet subjektive dhe objektive. Te tatimet sintetike përfshihen ato tatime me të cilat tatimohet fuqia e gjithëmbarëshme ekonomike e obliguesit tatimor. Po ashtu veprohet edhe me pasurinë e gjithëmbarshme të obliguesit tatimor. Tatimet analitike janë ato me të cilat tatimohet ndonjë e hyrë ose ndonjë pasuri pavarësisht se kush e ka realizuar, dhe pavarësisht se a realizon të hyra të tjera obliguesi tatimor. Tatimet sipas vlerës dhe specifike Te tatimet specifike obligimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive matëse. Si bazë mund të merret gjatësia, pesha etj. Më shpesh te tatimet në qarkullim. Te tatimet sipas vlerës tatimi bëhet sipas vlerës së vërtetë ose vlerës së çmuar të objektit tatimor. TAKSAT Taksat janë një instrument financiar me të cilin mbledhen të hyrat shtetërore. Taksat janë të njohura qysh në shoqërinë skllavopronare në Romën dhe Athinën antike si dhe në shoqërinë feudale. Taksat janë një lloj specifik i të hyrave publike, të cilat i arkëton shteti dhe organet tjera juridiko- publike prej personave juridik dhe fizik si kundërshpërblim për shërbimet që ua ofrojnë këto organe. Taksat janë formë e mbledhjes së të hyrave të shetetit që janë të njohura në shtetet skllavopronare dhe në shtetet feudale. Taksat në shtetet skllavopronare paguheshin taksat gjyqësore, taksat për hyrje në vendet në tempuj pronar etj. Taksat janë të hyra monetare të shtetit. Me rastin e pagesës së taksës aplikohet parimi territorial. Janë të hyra derivative të shtetit. Karakteristikat e taksave - karakteristikë e parë e taksave është se paraqesin kundërvlerën - kundërshpërblimin për shërbimin e kryer nga ana e organeve shtetërore ose organeve tjera juridiko- publike. Karakterisitkë e dytë e taksave është se obliguesit e taksave vetë sipas dëshirës bëjnë pagesës e taksave dhe nxisin punën e organeve shtetërore. P.sh. qytetari paguan taksa për nxjerrjen e dokumenteve: çertifikatën e lindjesë, letërnjoftimin, pasaportën me rastin e paraqitjesë së kërkesës. Mirëpo edhe pa paraqitjen e kërkesës qytetari nuk do të marrë dokumentet. Taksat ndryshojnë edhe prej kontributeve. Taksat paguhen për shërbimet e natyrës jo materiale (intelektuale), të cilat i kryejnë organet shtetërore administrative, gjyqësore, doganore, arsimore etj.
  • 10. Më e rëndësishme gjatë shqyrtimit të taksave është caktimi i lartësisë së taksave. Lartësia e takave duhet të caktohet në bazë të shpenzimeve reale, Klasifikimi i taksave Në literaturën financiare klasifikimi i taksave bëhet sipas këtyre kritereve: 1.Sipas organeve të cilat e caktojnë obligimin e pagimit të taksave dallojmë: a).Taksat që i përcaktojnë organet shtetërore qëndrore, p.sh. taksat federative, taksat shtetërore etj. b).Taksat të cilat i përcakton bashkësia e ngushtë politiko- territoriale, p.sh. taksat komunale, taksat lokale etj. 2.Sipas organeve të cilat i kryejnë shërbimet e caktuara, e për të cilat është paraparë pagimi i taksës dallojmë: a).Taksat administrative të cilat paguhen për shërbimet e kryera nga organet dhe institucionet shtetërore. Këto taksa quhen taksa shtetërore. Në taksat administrative bëjnë pjesë: -Taksat konsulare, të cilat paguhen për shërbimet e organeve diplomatike dhe konsulare. -Taksat për qarkullimin e mjeteve motorike të huaja. -Taksat kadastrale. -Taksat për mbrojtëjen e patentave, liçencave, modeleve . b).Taksat gjyqësore, të cilat paguhen për procedurat e gjyqeve të rregullta, gjyqeve ekonomike etj. c).Taksa nëpunësish të cilat u janë paguar nëpunësve të caktuar për shërbimin e kryer, ndonëse kjo taksë sot shumë më rrallë shfrytëzohet. 3.Sipas mënyrës së pagimit taksat i ndajmë në: a).Mënyrën indirekte të pagesës së taksës- kur obligimi taksor paguhet duke blerë dhe vulosur taksa dhe formularët e taksës. b).Mënyrës direkte të pagesës së taksës - kur obligimi taksor paguhet në të holla të gatshme. 4.Sipas kohës së pagimit taksat i dallojmë: a).Taksa që paguhen përpara, që sot praktikohet më tepër. b).Taksa që paguhen prapa, pasi që të jetë kryer shërbimi i organeve shtetërore dhe organeve tjera. 5.Sipas faktit se a paguhet taksa për disa shërbime të organeve shtetërore dhe të organizatave të autorizuara apo për një varg shërbimesh dallojmë: a).Taksën e posaçme, b).Taksën paushalle të cilat paguhen për të gjitha shërbimet së bashku të kryera prej organeve shtetërore të ndryshme e jo individuale.
  • 11. 6.Sipas qëllimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me anë të taksave dalljomë: a).Taksat që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme shoqërore. b).Taksat që qëllimi i shpenzimit të mejteve përpara është caktuar(taksa të destinuara). 7.Taksat ndahen edhe në: a).Taksa të përgjithshme, të cilat janë të njejta për të gjitha llojet e shërbimeve të njejta, pa marr parasysh se cili organ bën arkëtimin e tyre. b).Taksa speciale të cilat janë të lidhura për institucionet e caktuara(gjykatat, shkollat etj). c).Taksa të ndryshueshme, të cilat nuk caktohen përpara, por prapa sipas llojit të punës së kryer, vlerës. KONTRIBUTET Kontributet janë instrument financiar me rëndësi me të ciln mbledhen mjete për financimin e të dalave shoqërore të caktuara. Karakterisitikat kryesore të kontributeve janë: 1.Janë dhënie kryesisht në para, te të cilat ekziston dobia reale ose e mundëshme në formë të kundërshpërblimit të cilin e kanë një rreth i ngushtë nga aktiviteti i shtetit. 2.Shuma e obligueshme e pagimit të kontributeve varet drejtëpërdrejtë prej shpezimeve të cilat i bënë shteti 3.Kontributet e kanë cilësinë e obligueshme. 4.Obligimi i pagimit të kontributeve nuk shkaktohet më kërkesat e obliguesve. Kontributet kanë ngjajshmëri me tatimet se të dy këto kategori janë të hyra publike, se obligime të personave fizik dhe juridik me qëllim të caktuar. Ndryshimi i kontributeve nga tatimet qëndron në atë se kontributet i paguan kategoria e caktuar e personave fizik dhe juridik të cilët kanë dobi të drejtëpërdrejtë prej aktivitetit të organeve shtetërore. Obligimi i pagimit të kontributeve nuk e ka karakterin e përgjithshëm si te tatimet. Latrësia e obligimit të pagimit të kontributeve është në varëshmëri me dobishmërinë që e ka obliguesi i kontributeve. Kontributet janë të ngjajshme me taksat se janë të hyra publike që i aplikon shoqëria. Ndryshimi i kontributeve prej taksave qëndron në atë se obligimin e pagimit të kontributeve nuk e nxisin obliguesit e pagimit të kontributeve dhe se këta obligues kanë ndonjë dobi materiale nga aktiviteti i organeve shtetërore ose organeve tjera të autorizuara për kryerjen e atkivitetit të caktuar. Kontributet për plotësimin e nevojave të përbashkëta paguhen nga këto kategori: a). Prej të ardhurave të organizatave, b). Prej të ardhurave personale të punëtorëve, c). Prej të ardhurave personale nga kryerja e veprimtarisë së pavarur bujqësore, d). Prej të ardhurave personale nga kryerja e pavarur e veprimtarisë ekonomike ose joekonomike,
  • 12. e). Prej pensioneve respektivisht prej shërbimeve monetare. . Të hyrat parafiskale duhet t’i kenë këto karakteristika: 1. Qëllimi i shpenzimit të të hyrave parafiskale përpara është i caktuar (pra janë të destinuara). 2. Oblimi i pagimit të të hyrave parafiskale nuk është i caktuar me dispozita të organeve shtetërore. 3. Të hyrat parafiskale nuk janë të hyra buxhetore të organeve juridiko- publike. 4. Obligimi i pagimit të të hyrave parafiskale ngarkon një rreth të caktuar të shfrytëzuesve të cilët janë të lidhur me ndonjë interes të përbashkët ekonomik, social etj. PRINCIPET TATIMORE Me problemin e caktimit të parimeve financiare janë marrë shumë teoricienë financiar. Shteti duke e mbledhur tatimin, krijon të hyrat e nevojshme për mbulimin e numrit të madh të të dalave të tij. Në mesin e shkrimtarëve të shumtë të cilët e kanë përpunuar problemin e parimeve tatimore janë edhe Adam Smithi dhe Adolph Vagneri. PARIMET TATIMORE TË SMITHIT Parimet e Smithit në literaturë janë të njohura si katër “ kanonet “ e Smithit, në të cilat duhet të bazohet tatimi. Këto janë : Secili qytetar është i detyruar që shtetit ti’a paguajë tatimin për mbulimin e të dalave të tij dhe atë sipas aftësisë dhe mundësisë ekonomike. Obligimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj, shuma e tatimit, mënyra, pagesa, vendi i pagimit duhet të jenë të njohura për obliguesin tatimor. Tatimi duhet të mblidhet dhe të arkëtohet atëherë kur për obliguesin tatimor është më e përshtatshme, Shpenzimet e caktimit dhe mbledhjes së tatimit duhet të jenë sa më të vogla dmth. Shpenzimet e administratës duhet të jenë sa më të vogla, në mënyrë që sa më shumë mjete të hyjnë ne arkën shtetërore. PARIMET E VAGNERIT Parimet tatimore më të numërta, të plota dhe më të sistematizuara i ka dhënë Adolf Vagneri. Sipas Vagnerit parimet tatimore janë : I. Principet financiaro-politike : 1. Mjaftueshmëria e tatimit, 2. Elasticiteti i tatimit. II. Principet ekonomiko-politike :
  • 13. Zhgjedhja e burimit tatimor, Zgjedhja e llojeve të tatimit, III. Principet socialo-politike : Përgjithësia e tatimit, Barabarësia e tatimit. IV. Principet administrative-teknike : Caktimi i tatimit, Pagimi i volitshëm i tatimit Mbledhja e lirë e tatimit. PRINCIPET FINANCIARO - POLITIKE Ky parim kërkon që tatimet të jenë : Të mjaftueshme Të përshtatshme Principi i mjaftueshmërisë - duhet kuptuar ashtu që me anë të mbledhjes së tatimit të grumbullohen mjete të cilat së bashku me të hyrat e tjera shtetërore do të bëjnë të mundur mbulimin e të gjitha të dalave shtetërore të planifikuara. PRINCIPI I PËRSHTATSHMËRISË - ELASTICITETIT Me principin e përshtatshmërisë duhet nënkuptuar mundësinë e sistemit tatimor që t’u përshtatet shpejt ndryshimeve në lartësinë e të dalave të shtetit. Rritja e përhershme e të dalave të shtetit kërkon edhe rritjen e kërkesës për mjete monetare. Sipas këtij principi, lartësia e tatimit duhet të iu përshtatet të dalave shtetërore. Principi i përshtatmërisë së sistemit tatimor sipas kërkeses për financimin e të dalave të rritura shtetërore mund të arrihet vetëm në kushtet dhe rastet relative stabile. Sistemi tatimor nuk mund të iu përshtatet kërkesave të rritura të jashtëzakonshme të të dalave shoqërore ( lufta, fatkeqësive elementare etj). PRINCIPET EKONOMIKO-POLITIKE TË TATIMIT Pagimi i tatimit ka efekt të caktuar në zvogëlimin e fuqisë ekonomike dhe në
  • 14. sjelljet e obliguesit tatimor. Andaj për t’u shfrytëzuar tatimet si instrument i përshtatshëm i politikës ekonomike dhe për t’u realizuar qëllimet e caktuara të kësaj politike, në kuadrin e këtij principi është e nevojshme të merren parasysh këto principe: 1. Zgjedhja e burimit tatimor 2. Zgjedhja e llojeve të tatimit Zgjedhja e burimit tatimor- Si burim tatimor janë të hyrat ose të ardhurat ose pasuria e obliguesit tatimor. Nga aspekti i principit ekonomik të tatimit del se sipas rregullit duhet të tatohen vetëm ato burime tatimore të cilat pandërprerë përsëriten. Çështja e kufirit të ngarkesës tatimore, i cili kufi nuk duhet të tejkalohet nëse dëshirojmë që me caktimin e tatimit të nxitet aktiviteti ekonomik i obliguesit tatimor dhe të realizohen rezultatet ekonomkie pozitive, në shkencën financiare ende është diskutabile, ende nuk është dhënë përgjegje adekuate. Zgjedhja e llojeve të tatimit Zgjedhja e llojeve të tatimit d.m.th që të zgjedhen llojet më racionale të tatimit. Kjo d.m.th se me rastin e aplikimit të llojeve të tatimit në sistemin tatimor duhet pasur parasysh ndikimin e tatimit në procesin e prodhimit, të këmbimit të mallrave dhe në formimin e të ardhurave nacionale. Kjo sidoms është me rëndësi për vendet në zhvillim, sepse nuk duhet shikuar vetëm se si të sigurohen mjetet financiare, me llojet e tatimit nuk duhet rrezikuar dhe penguar zhvillimin ekonomik të tyre. KRITERET SOCIALO - POLITIKE Në grupin e kritereve socialo – politike bëjnë pjesë : Përgjithësia – Universaliteti i tatimit Barabaësia e tatimeve. Përgjithësia – universaliteti i tatimit Të tatuarit duhet të ketë karakter të përgjithshëm, për ndryshim nga kohët e mëparshme, kur nga pagesa e tatimit janë përjashtuar aristrokracia. Sipas këtij principi të gjithë janë të obligueshëm të paguajnë tatim, pa marrë parasysh dallimet klasore, fetare, gjjinore, racore, gjuhësore,bashkëshortore, politke etj. Barabarësia e tatimit Ky parim kërkon që barra tatimore duhet të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë obliguesit tatimor. Për barazinë në tatim flitet vetëm atëhere kur ajo realizohet prej vitit në vit me pagimin e
  • 15. tatimeve të rregullta. Nëse në një sistem tatimor te tatimet e rregullta aplikohen përqindje proporcionale dhe here pas here aplikohen tatime jo të rregullta nuk mund të flitet për barabrësinë PRINCIPET ADMINISTRATIVE - TEKNIKE Në këtë parim bëjnë pjesë : Caktimi i tatimit Pagimi i volitshëm i tatimit (përshtatshmëria e pagimit të tatimit ) Mbledhja e lire e tatimit Caktimii tatimit Me pagimin e tatimeve zvogëlohet fuqia ekonomike e obliguesve tatimor e kjo ndikon në zvogëlimin e kursimeve, investimeve, në plotësimin e nevojave shëndetësore etj. Me tatim mund të ndikohet edhe në pozitën shoqërore të obliguesve tatimor. Për shkak të efekteve jashtëzakonisht të rëndësishme të tatimit në jetën dhe punën e obliguesve tatimor, caktimi i tatimit duhet të jetë i drejtë. Përshtatshmëria e pagimit të tatimit (pagimi i volitshëmi tatimit ) Përshtatshmëria e pagimit të tatimit paaraqet mundësinë e pagimit të tatimit atëhere kur për obliguesin tatimor është më e volitshme dhe kur ai ka mjete financiare. P.sh. për bujqit është shumë më e përshtatshme që obligimin e vet tatimor ta paguajë në fund të vitit, më saktësisht në vjeshtë, kur me shitjen e produkteve bujqësore realizon të hyrat me të cilat mund të plotësojë obligimin tatimor, sesa në fillim të vitit. Mbledhja e lire e tatimit Mbledhja e lirë e tatimeve d.m.th. që mbledhja e tatimeve të jetë sa më e lirë, sepse nga kjo varet shuma e mjeteve të cilat do t’i mbesin shtetit për plotësimin e të dalave. Me tatim mbledhen mjete me të cilat financohen të dalat shtetërore në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe dispozitave të tjera. EFEKTET E TATIMIT Pagimi i tatimit d.m.th marrja e një pjese të të ardhurave të obliguesit tatimor në dobi të shtetit dhe të organeve të tjera juridiko- publike. Tatimimi ia zvogëlon fuqinë blerëse obliguesit tatimor, andaj procesi i të tatuarit është shumë i ndërlikuar, i cili shkakton efekte të natyrës ekonomike, financiare, sociale, morale etj.
  • 16. SISTEMI TATIMOR Secili sistem tatimor është rezultat i zhvillimit historik, i ndikimeve të ndryshme nga jashtë, i kompromiseve të shumta. Duke i krahasuar sistemet tatimore të vendeve të ndryshme mund të vërehet lehtë se nuk ekzistojnë dy shtete në të cilat tatimi do të bëhej me aplikimin e formave të njejta tatimore, në të cilin tatimet e ndryshme do të kishin të njejtin vend, gjë që është e kuptueshme sepse sistemi tatimor është rezultat i veprimit të faktorëve të ndryshëm. Sistemi tatimor i një vendi të zhvilluar industrial ndryshon nga sistemet tatimore të vendeve në zhvillim, sikuse edhe sistemi tatimor i vendeve kapitaliste ndryshor nga sistemi tatimor i vendeve socialiste. Ekzistojnë dy lloje të sistemit tatimor : sistemi tatimor monist dhe ai pluralist. Monizmi tatimor-d.m.th. aplikimi i vetëm një lloji të tatimit. Ideja për monizëm tatimor ka pasur shumë ithtar. Mendohet se kjo ide për herë të parë është shfaqur në Francë në shek.XVI. fiziokratët e kanë përkrahur monizimin tatimor. Qëndrimi i tillë i fiziokratëve është edhe i kuptueshëm sepse del nga mësimi i tyre se vetëm në bujqësi mund të krijohet mbivlera. Sipas Adam Smithit elementet e sistemit tatimor janë: - Renta e tokës, - Kamata, - Të hyrat nga kapitali, - Të hyrat nga mëditjet. Sipas Shufrejt sistemi tatimor ndahet në: a) Tatimet direkte - Tatimi në pasuri, - Tatimi në të ardhura, - Tatimi në rendimente. b) Tatimet indirekte - Tatimi në konsum, - Për artikuj të nevojshëm për jetë, - Për artikuj luksoz. c) Tatimi në pasuri: - Tatimi në fitimet e rastit, - Tatimi në qarkullim të patundshmërive, - Tatimi në trashëgimi.
  • 17. Tatimi në pasuri Te ky lloj i tatimit objekt tatimi është pasuria e obliguesit tatimor. Obligues të tatimit në pasuri janë personat fizikë dhe juridikë. Tatimi në pasuri paguhet në vlerën e pasurisë. Bazë e tatimit në pasuri është vlera e zvogëluar për borxhet. Me rastin e caktimit të tatimit merren parasysh shumë lirime dhe lehtësime. Tatimi në pasuri mund të jetë në dy forma: - Tatimi në pasuri, - Tatimi në të hyrat nga pasuria. Tatimi në të ardhura Tatimet në të ardhura e përbëjnë boshtin e sistemit tatimor gati të çdo shteti modern. Kjo është formë me të cilën tatohet fuqia ekonomike e obliguesit tatimor, e realizuar në një periudhë të caktuar kohore. Për ndryshim nga tatimi në pasuri, ku me rastin e tatimit gjithashtu i kushtohet kujdes cilësive të caktuara të obliguesit tatimor, te tatimi në të ardhura baza tatimore varet nga shuma monetare e realizuar brenda ndonjë kohe të caktuar. REZISTENCA NDAJ PAGIMIT TË TATIMIT Pagimi i tatimeve e zvogëlon fuqinë ekonomike të obliguesit tatimor dhe shkakton ndryshime në pozitën e tij shoqërore. Për këtë arsye lind edhe rezistenca e pagimit tatimit. Rezistenca e pagimit të tatimeve dhe përpjekja që të evitohet ose të zbutet efekti i tij janë të pranishme në të gjitha sistemet tatimore. SHMANGIA NGA PAGIMI I TATIMEVE Me pagimin e tatimeve zvogëlohet forca ekonomike e obliguesit tatimor. Kjo shkakton rezistencën e pagimit të tatimeve. Shmangia nga obligimi i pagimit të tatimeve varet prej shumë faktorëve, p.sh. nga struktura arsimore e popullsisë, nga zhvillimi i vetëdijes, nga diciplina e obliguesve tatimor në kryerjen e detyrës qytetare, nga morali tatimor etj. Evazioni tatimor mund të jetë: 1. Evazioni i paligjshëm tatimor, 2. Evazioni tatimor i ligjshëm ose i lejueshëm. EVAZIONI TATIMOR I PALIGJSHËM Dallojmë dy raste të evazionit të paligjshëm ose të palejueshëm tatimor:
  • 18. 1. Fshehja e plotë e tatimit ose defraudacioni i tatimit 2. Fshehja e pjesërishme e tatimit ose defraudacioni i pjesërishëm i tatimit Nëse obliguesi tatimor nuk e paraqet të tërë shumën e të hyrave të realizuara, përkatësisht të ardhurat që i nënshtrohen tatimit, nëse i fsheh faktet e caktuara relevante, ngjarjet ose veprimtaritë që shërbejnë si shkas për tatim, kemi të bëjmë me rastin e fshehjes së plotë ose totale të tatimit. P.sh. Obliguesi tatimor kryen një veprimtari të caktuar ose ka njdonjë pasuri, por nuk paraqitet te organet financiare se e kryen atë veprimtari, e as nuk i paraqet të hyrat që i realizon prej saj, përkatësisht nuk e paraqet se ka pasuri fare. EVAZIONI TATIMOR I LIGJSHËM Evazinoi tatimor i ligjshëm paraqet dukurinë kur obliguesi tatimor nuk bie në kundërshtim me dispozitat ligjore, andaj është fjala për evazioni të lejueshëm. Evazioni tatimor i ligjshëm paraqitet në raste të ndryshme. Evazioni tatimor mund të paraqitet për shkak të zbrazësive në ligj. Dispozitat ligjore jo të plota, jo precize, të parregulluara dhe kontradiktore për llojet e ndryshme të tatimit ia mundësojnë që më lehtë, madje edhe e nxisin obliguesin tatimor që t’i shmanget pagimit të tatimit në tërësi ose pjesërisht.